Mirësevini mërgimtarë!

  • A.P /
  • 28 June 2021 - 14:36
Mirësevini mërgimtarë!

Ansambli shtetëror shqiptar në RMV dëshiron të bëjë një prezantim me shkas që i dedikohet pjesës më të ndjeshme dhe të dashur të kombit- mërgimtarëve.

Kjo këngë që bëri histori me interpretimin e artistit të madh kombëtar Ilir Shaqiri vjen në formë tjetër e realizuar nga ansambli jonë si uratë për mirëseardhje të mërgimtarëve të cilët pas një periudhe të vështirë globale do të na rikthejnë gjallërinë e munguar tash e sa kohë në vendin tonë!

Ardhja e mërgimtarëve çdoherë na kujton thënien e famshme se njeriu rikthehet në atë shtëpi ku gjen dashuri. Mirë se vini në vendlindjen dhe shtëpinë tuj! Me plot dashuri për të gjithë mërgimtarët “Udhët e mia” nga Shkodran Tolaj, Selajdin Miftari, Agron Kalisi, Kastriot Latifi dhe orkestra e ansamblit!

(Kosova Sot Online)