Korab Shaqiri në finalen e Festivalit Ndërkombëtar të Kompozitorëve 2021

  • A.P /
  • 04 July 2021 - 16:27
Korab Shaqiri në finalen e Festivalit Ndërkombëtar të Kompozitorëve 2021

Me veprën "Sister’s beloved brother", kompozitori i njohur Korab Shaqiri është përzgjedhur nga juria e Festivalit Ndërkombëtar të Kompozitorëve 2021 “SAKRARIUM COMPOSERS COMPETITION”, në mesin e 9 veprave të kompozitorëve finalistë nga: Italia, Argjentina, Polonia, Koreja e Jugut, Australia, Siria, Spanja dhe Sllovenia , juria ka përzgjedhur edhe një vepër nga Kosova e cila do ta përmbyllë festivalin, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".

 

Vepra e Shaqirit, "I MIRI I MOTRËS" (Sister’s beloved brother), ngërthen në vete elemente burimore të traditës shqiptare dhe do të interpretohet në gjuhën angleze nga mexosopranoja ukraniase Liliia Nikitchuk, kori i përzier dhe orkestra simfonike KLK, nën dirigjimin e mjeshtrit Ferdinando Nazzaro nga Italia.


Finalja e Festivalit Ndërkombëtar të Kompozitorëve 2021, KLKNEWMUSIC – SAKRARIUM – Muzika e shenjtë e kohës sonë, do të mbahet në qytetin Liviv të Ukrainës, me datën 9 korrik, 2021, duke filluar në orën 19:00.

Image

Postimi i plotë:

Të dashur miq, kam kënaqësinë të ndajë me ju një lajm të mirë!
Para disa muajsh kam konkurruar në festivalin prestigjioz të muzikës artistike “SAKRARIUM COMPOSERS COMPETITION”, në një konkurrencë të fortë mes qindra kompozitorësh nga e gjithë bota.


Në mesin e 9 veprave të kompozitorëve finalistë nga: Italia, Argjentina, Polonia, Koreja e Jugut, Australia, Siria, Spanja dhe Sllovenia , juria ka përzgjedhur edhe një vepër nga Kosova e cila do ta përmbyllë festivalin.


Finalja e Festivalit Ndërkombëtar të Kompozitorëve 2021, KLKNEWMUSIC – SAKRARIUM – Muzika e shenjtë e kohës sonë, do të mbahet në qytetin Liviv të Ukrainës, me datën 9 korrik, 2021, duke filluar në orën 19:00.
Vepra ime, I MIRI I MOTRËS (Sister’s beloved brother), ngërthen në vete elemente burimore të traditës shqiptare dhe do të interpretohet në gjuhën angleze nga mexosopranoja ukraniase Liliia Nikitchuk, kori i përzier dhe orkestra simfonike KLK, nën dirigjimin e mjeshtrit Ferdinando Nazzaro nga Italia.

(Kosova Sot Online)