Ansambli Nacional hapi jubileun e 30-të të festivalit “Këngë jeho” në Strugë

  • A.P /
  • 11 July 2021 - 12:01
Ansambli Nacional hapi jubileun e 30-të të festivalit “Këngë jeho” në Strugë

Mbrëmjen e 9 korrikut Ansambli Nacional i këngëve e valleve popullore shqiptare tregoi nivel të lartë të prezantimit. Ndonëse pikërisht në prezantimin e valles së parë pati të reshura shiu, vallëtarët dhe orkestra treguan nivel të lartë profesional duke mos u ndalur për asnjë moment në ndërkohë që u stabilizua koha për të vazhduar me këngët “Kur jam kan 12 vjet”, “ Vajzën tuj nuk e dum”, potpuri nga trevat të ndryshme të Maqedonisë interpretuar nga solistët: Jetmir Rexhepi, Kastriot Latifi, Zekirija Lamallari, Besarta Murtezani, Era Azemi, Agron Kalisi e Salajdin Miftari.

 

Në këtë mbrëmje shkëlqeu solisti Nexhat Suma me këngën “Jem Ilira, jem teuta”. Vallëtarët prezantuan me shumë mjeshtri dhe profesionalizëm vallen e Kërçovës dhe Vallen e Karadakut. Veshjet autoktone, koloriti i vokaleve, përgatitja e orkestrës ishte risi për jublileut e 30- të të festivalit. Manifestimin e përshëndeti ministrja Stefoska kurse lideri Ali Ahmeti vuri në pah vlerat e mëdha të ansamblit dhe punën që po bën drejtori Shkodran Tolaj në gjurmim dhe arkivim të vlerave tona.

(Kosova Sot Online)