Pasardhësi i Skënderbeut nis peticion online: Skënderbeu të ketë serial në Netflix

  • G.G /
  • 12 July 2021 - 14:20
Pasardhësi i Skënderbeut nis peticion online: Skënderbeu të ketë serial në Netflix

Arbëreshi Loris Castriota Skanderbeg i cili pretendon se është pasardhës i Heroit Kombëtar Gjergj Kastriotit, ka nisur një peticion online për ta bërë Skënderbeun me film të tijin.

Përmes këtij peticioni ai tenton të arrij qëllimin e tij që ta krijoj një serial apo film për heroin tonë kombëtar, në Netflix, pasi që thotë se Hollywood-i nuk bëri asgjë.

“Mes shumë serialeve të disponueshme në Netflix, do ishte bukur të shihnim një të tillë të dedikuar për heroin e madh europian, duke pasur parasysh heroizmat e tij të jashtëzakonshme që janë një realizim i mrekullueshëm për veprën e tij. Prej vitesh flitet për një projekt filmi hollivudian mbi të, por asgjë konkrete nuk është bërë. Le të shohim nëse një peticion do të mundë të tërheqë vëmendjen e rrjetit të njohur” shkruan Loris Castriota Skanderbeg.

Peticioni ka arritur ti mbledhë rreth 3000 nënshkrime.

(Kosova Sot Online)