Rihapja e Teatrit shqiptar në Shkup një hap i rëndësishëm për kulturën

  • A.P /
  • 12 July 2021 - 14:54
Rihapja e Teatrit shqiptar në Shkup një hap i rëndësishëm për kulturën

Me prezencë të personaliteteve nga jeta politike e kulturore u rihap Teatri shqiptar në Shkup me shfaqjen e Altin Bashës “Bregu i pikëllimit”, transmeton "Kosova Sot Online".

Drejtori i ansamblit të këngëve e valleve popullore shqiptare z.Shkodran Tolaj ishte i pranishëm në hapjen zyrtare dhe shënimin e 71 vjetorit të dramës shqipe ku për së afërmi uroi drejtorin e teatrit z.Adem Karaga duke i dëshiruar punë të mbarë dhe duke konsideruar se rihapja e teatrit shqiptar në Shkup është një hap i rëndësishëm për kulturën tonë.

 

(Kosova Sot Online)