Në dehje dashurohet sinqertë

  • A.P /
  • 13 July 2021 - 23:05
Në dehje dashurohet sinqertë

 Me alkoolin dhe verën jemi miq të vjetër, por edhe me birrën. Unë dehem dhe dehem, aq shumë dehem sa dhembjen vetëm i dehur e tejkaloj. Pijë edhe për të kujtuar, për ta kaluar më shpejt kohën, për të urryer lindjen e diellit dhe pritjen me gëzim të perëndimit të diellit. Unë pijë çkado që më deh, ky lëng në gotën e qelqt që të bën të kontaktosh me perëndin, ky lëng i shpirtit. Krejt bota është e mbyllur në gotën time të qelqtë e unë furishëm fluturoj sipër kokave monotone, të dashuruara, të dehura dhe të varrosura nga vuajtja dhe durimi që e kishin në të gjallë. I vetmuar e i dehur, shoqëri e përkryer, dashuri e parë dhe e vërtetë sepse në dehje dashurohet sinqertë.

Dashuria farën e ka në dehje. Dehja nxjerr dashurinë e parë, të bën të flasësh për netët e ndriçuara me plot yje, me dallgët e detit që goditin shkëmbinjët e pafajshmë dhe shkumonin me bardhësinë e përkyer. Dehja ta kujton shtrëngimin e supeve, kapjen e belit të hollë dhe pëprlasjen e buzëve. Dehja të bën trim, dehja të jep pushtet të përkohshëm, dehja të udhëheq drejt vdekjes elegante. Dehja ta shton përvojen, dehja t’i rreshton dyfish të dashurat. Dehja ta shumëfishon seksin. Dehja të bën komik, dehja bën që në plan të parë të vlersohet jeta e pastaj krijimtaria. Dehja të dërgon drejt thellësive të nemura. E në dehje ti gjithmonë je i lumtur, dhe kështu e kërkon jeta. Shumë herë pijë dhe nuk e di se për çfarë, më duket se më shumë i dehur e dashuroj dhe krejt universi bashkëpunon që ajo të jetë gjithmonë e imja. Pas katër gotave plot verë të shterura nga unë, shpirti im dhe energjia ime hyjnë edhe në kockat e saja. Ajo nuk dehet aq sa dehem unë, ajo fantazon për dehjen sepse ajo ka pirë dy gota dhe po kontakton me Dionisin. Ajo është dehje femërore dhe gjithmonë dehja femrore vlerësohet me më pak gota. Dehja është e njëjtë vetëm të dikush në kohë çalon. Dehja nuk mund ta ndalon kohën këtë e di dhe luftoj me të.

Me dehje duhet të këndojmë dhe të dashurojmë. Dehja bën që edhe Zotit t’ia vjedhësh ditët ,shpesh kërkon të barazohesh me të dhe secilit prej neve një herë në jetë na ka ndodh kjo. Dehja lidhet ngushtë me dashurinë, për ta harruar dashurinë. Dehemi që të ikim nga e dashura ose ta harrojmë. Dehja na mjegullonë pamjen e të dashurës, ajo arrinë sekretin vetëm nëse çdo çast lundrojmë me të njëjtën barkë. Vera nxinë dhëmbët e bardh, jep shije përmes gjuhës, rrëshqet kah fyti dhe pozicionohet në barkun tonë, e pastaj ngjitet ngadalë me aromën e perëndisë drejt kujtesave, së ardhmes, rregullimit momental dhe kur na pushton truri arrinë finalen, por jo sikur çasti final i derdhjes së spermës. Kjo mbanë kupën në këtë maratonë. Budallenjtë verën e shohin se vetëm turbullon mendjen ndërsa ne artistët si qenie me shpirt. Këtë shpirt e kemi pa pasaportë pa doganë, kjo liri mund të jetë e kënaqshme edhe pa shok, por me veten. Lëngu i verës ëshët i mbyllur në burgun e qelqtë e sipër i kanë vënë një tapë, e lëngu mundohet te unë të përcjellë këngë lumturie dhe shpresë. Këtij lëngu duhej t’i kemi borxh sepse ai duron diellin, ujin, ditët që kalojnë njëjtë, dhe arritjen e fuqishme për tu ngjitur në shkallët e trurit pra fermentimin. Kur ngjitët aty fillon vallja. Ndez syrin edhe të grave të moshuara, burrave virgjinë, njerëzve të mbyllur. Verë je ushqim gazmorë për çdo specie në tokë dhe duhet t’i falenderohemi verës dhe vetëm verës.

Ilir Muharremi, kritik arti

(Kosova Sot Online)