Studentët e fakultetit të muzikës shkëlqyen në manifestimin 'Ura me tre harqe'

  • A.P /
  • 26 May 2026 - 09:39
Studentët e fakultetit të muzikës shkëlqyen në manifestimin 'Ura me tre harqe'

Me datat 21 dhe 22 maj ë në Prishtinë u mbajt manifestimi “Ura me tre harqe” që bën bashkë tre fakultetet e Arteve- nga Tirana, Prishtina e Tetova!

Studentët e fakultetit të muzikës patën një prezantim dinjitoz në koncertin e organizuar ku u prezantuan studentet Florentina Abazi, solokëndim- klasa e prof.Ord Besiana Mehmedi, e cila interpretoi veprën “Ndalu që të fasim” nga Avni Mula, Duo në G për violinë dhe violë bga Mozart, ekzekutuar nga  Lulesa Pajaziti – violinë e  Zule Saiti – violë, klasa e prof. Blerim Grubi, F.  Scherzo No. 1 Chopen, ekzekutuar në piano nga Rona Amiti, klasae prof. Shkëlzen Baftijari dhe F. Sonata “Arpeggione” Schubert ekzekutuar nga Zule Saiti. Studentët i shoqëroi në piano korepetitorja Nita Grubi! Për mbarëvajtjen dhe përgatitjet e këtij koncerti ishin përkujdesur shefi i katedrës së muzikës z.Bajramali Idrizi dhe prodekani për shkencë Fatos Lumani!

Niveli i lakmushëm i këtyre studentëve me program derioz e me kërkesa artistike ishte dëshmi e punës serioze në këtë institucion dhe e angazhimit të gjithë stafit që janë emra të dëshmuar të pedagogjisë e skenës! Katedra e muzikës në Fakultetin e Arteve në Universitetin e Tetovës, mbetet një dritare e hapur për të gjithë tër rinjët që duan të ndjekin rrugën e suksesit në muzikë!

(Kosova Sot Online)