Drejtori i ansamblit Shkodran Tolaj e priti ne vizitë profesorin Argëtim Saliu

  • A.P /
  • 15 July 2021 - 23:08
Drejtori i ansamblit Shkodran Tolaj e priti ne vizitë profesorin Argëtim Saliu

Argëtim Saliu është një nga të rinjët e palodhshëm i cili energjinë e tij e ka koncentruar në kultivimin e brezave të rinjë, respektivisht në punën pedagogjike në Universitetin “Nënë Tereza” në Shkup dhe UBT në Prishtinë. Doc. Dr. Argëtim Saliu është një nga ish studentët më të mirë të personaliteteve të rralla Esat Stavileci e Fatmir Sejdiu, njohës i çështjeve juridike dhe bashkëautor në librin “E drejta dhe administrata publike”.

 

Ndryshe profesori Saliu është një nga adhuruesit e artit autokton andaj në takim me drejtorin z.Shkodran Tolaj shprehu konsiderata të larta për punën e mrekullueshme dhe konsolidimin e ansamblit të këngëve e valleve si institucioni tejet i rëndësishëm kulturor pë shqiptarët në RMV duke i uruar shëndet dhe vazhdimësi të punës me tempon që është për tu admiruar kohëve të fundit. Drejtori Tolaj në shenjë miqësie i dhuroi një plis të gegëve dhe një shami të zonës së Kërçovës

(Kosova Sot Online)