Drejtori i Ansamblit Shkodran Tolaj ndoqi për së afërmi koncertin e ansamblit 'Tanec'

  • A.P /
  • 16 July 2021 - 23:13
Drejtori i Ansamblit Shkodran Tolaj ndoqi për së afërmi koncertin e ansamblit 'Tanec'

Sonte në prani të personaliteteve të shumta dhe ministreshës së kulturës znj.Irena Stefoska u mbajt koncerti i amsamblit “Tanec” organizuar nga Drejtoria për art dhe kulturë- Shkup në kuadër të festivalit “Vera e Shkupit”.

Drejtori i ansamblit Shkodran Tolaj ishte i ftuar që për së afërmi të ndjekë koncertin me pjesë vokalo- instrumentale të cilat u realizuan në nivel shumë të lartë profesionale!

Drejtori Tolaj e përgëzoi drejtorin Martim Vuçiç për paraqitjen e jashtëzakonshëm dhe suksesin e orkestrës dhe këngëtarëve të ansamblit “Tanec” të cilët eksperiencën dhe përgatitjen shumëvjeçare e shpalosën edhe në koncertin e sontëm

(Kosova Sot Online)