Gëzuar festën e Kurban Bajramit për ju të dashur besimtarë

  • A.P /
  • 20 July 2021 - 14:49
Gëzuar festën e Kurban Bajramit për ju të dashur besimtarë

Me rastin e  festës së Kurban Bajramit kur veçse po ndjehet atmosfera shpirtërore gjithandej, dua t’iu përcjell urimet vëllazërore me dëshirën që të keni shëndet, mirëqenie dhe suksese, transmeton Kosova Sot Online".

Kurban Bajrami është simbol i sakrificës, sinqeritetit e solidaritetit, prandaj të shprehim devotshmërinë dhe humanitetin tonë-vlera këto që e kanë shoqëruar kombin tonë ndër vite.

Festat tona qofshin fetare apo kombëtare afrojnë njerëzit, forcojnë mirëkuptimin,shtojnë dashurinë për njëri-tjetrin dhe ruajnë paqen kudo në botë.

Në emër të trupës së Ansamblit Nacional të këngëve e valleve popullore shqiptare në RMV

Gëzuar festën e Kurban Bajramit për ju të dashur besimtarë muslimanë dhe familjet tuaja!

Drejtorit i Ansamblit

Shkodran Tolaj

(Kosova Sot Online)