Ansambli Nacional shqiptar për herë të parë u prezantua në manifestimin shtetëror “Dita e Ilindenit”

  • A.P /
  • 02 August 2021 - 19:37
Ansambli Nacional shqiptar për herë të parë u prezantua në manifestimin shtetëror “Dita e Ilindenit”

Sot me 2 gusht në Pelincë të Kumanovës është mbajtur manifestimi qendror kushtuar 118 vjetorit të kryengritjes së Ilindenit ku morën pjesë përfaqësuesit më të lartë shtetëror.

Kryeministri, presidenti, kryetari I parlamentit, zëvendëskryeministri dhe ministra të tjerët folën për rëndësinë e Ilindenit që bën bashkë shqiptarët, maqedonasit dhe të tjerët për tu bërë ballë sfidave dhe për të hapur rrugë për perspektiva të reja për gjaneratat e ardhshme.

Ansambli ynë u prezantua me vallen “Malësorja” e cila poashtu simbolizon fatin e gruas shqiptare dhe përpjekjet për ngritjen e saj në shoqëri. Ansambli vazhdon sonte me prezantimin e radhës në Krushevë.

(Kosova Sot Online)