Arif Vladi të këndonte në Beograd

  • A.P /
  • 08 August 2021 - 16:31
Arif Vladi të këndonte në Beograd

Sikur Arif Vladi të këndonte në Beograd si do e prisnin serbët? Sikur ai të ekzekutonte tinguj dhe ato tekste patriotike për UÇK-në, si do reagonin serbët? Sikur serbët të shijonin artin e tij, a do vallëzonin nën tingujt e kësaj muzike patriotike? Muzika duhet të jetë universale shpesh herë edhe reciproke. Arti i tij është i thellë dhe nuk duhet shikuar në kontekstin nacional. Ai i këndonte lirisë dhe çlirimit të Kosovës nga serbët. Ai nuk nxiste asnjë urrejtje, e ftonte drejtesinë të triumfonte mbi popullatën e pafajshme kosovare, transmeton "Kosova Sot Online".


Të ftohet edhe Vladi në Beograd dhe mos vallë është faj të jesh shqiptar patriot e të këndosh në një vend armik për Kosovën derisa muzika shqiptare patriotike qenka provokuese dhe e tepërt për serbët, kurse ajo e Bregoviçit qenka me vlerë? 


Muzika është matematikë me zë dhe deshifrim i kodeve të brendësisë së shpirtit, aty ku shpirti kapet pas tingujve të natyrës dhe ritmit pra bën lëvizje të pa kontrolluara brenda orbitës së tij. Populli i ditës së sotme  qoftë ai serb, shqiptar ka nevojë për muzikë për vesh të ri, e jo ngacmime Bregoviciane me aromë nga plagjiatura sepse sot bota është tryezë e vockel dhe secili ka qasje ti fus duart në atë brumë. Problemi i sotëm i jetës është se në sfond nuk e ka muzikën. Muzika e sotme me tinguj nacionalist nuk e pasqyron shpirtin, por ka cak kolonizmin e masës dhe nuk thuhet më kot se vetë ballkani është tokë e plumbit, flakës dhe barutit. 


Muzika e Bregoviçit është bërë një drogë e mirë për Edi Ramen sepse e dyta herë që po e merr seriozisht, kurse muzika e Vladit a duhet të merret seriozisht nga serbët? Serbët vuajnë nga dashuria për mesjetën, pëlqejnë muzikën, politikën dhe propaganden. Njeriu lind me muzikë dhe për muzikën sepse muzika është pjesë e trupit dhe shpirtit të tij. Ashtu si brinjtë, veshkat, melçia, zemra, gjaku, është domosdoshmëri si ajri, uji dhe ushqimi, është nevojë ushqyese dhe ka forcë ta ndryshojë botën.

Muzikantët si Bregoviçi në moshë vuajnë nga simptoma e vjetër nacionaliste Ballkanike dhe ndotin pastërtinë e muzikës sepse muzika është e të gjithëve më së paku e nacionalistëve dhe nxitësve për urrejtje përmes saj. Muzika është si drita e hënës që ndriçon në ërresiren e natës së lodhshme dhe brendësisë se monotonisë së jetës. Ajo i jep shije çasteve.

Ilir Muharremi, kritik i artit

(Kosova Sot Online)