Ansambli nacional shkëlqeu në koncertin dhe në premierën “Vallja e paqes”

  • A.P /
  • 09 August 2021 - 15:07
Ansambli nacional shkëlqeu në koncertin dhe në premierën “Vallja e paqes”

Sonte në sallën e Operës dhe Baletit u mbajt koncerti i organizuar për nderë të 20 vjetorit të Marrëveshjes së Ohrit që u organizua nga Ministria për Sistem Politik dhe Marëdhënie në mes bashkësive dhe Ansambli Nacional i këngëve e valleve popullore shqiptare. Kanë shkëlqyer në skenë Besarta Murtezani e Era Azemi me “Kur jam kanë 12 vjet”, Kastriot Latifi e Zekirija Lamallari me “Vajzën tuj nuk e dum”, Era Azemi me “Sazet e Ohrit”, Salajdin Miftari me “Barinjtë e Korabit”, Agron Kalisi me “Po t’bëj rixha”, Nexhat Suma me “Shkurta e vogël”, Kastriot Latifi me “Dasma e Malësorit”. Meqë ishte koncert festiv programin e begatoi tenori Shkodran Tolaj, drejtori i ansamblit me këngën përshëndetëse “Kosovarja e bukur”, transmeton "Kosova Sot Online".

Programi i larmishëm me këngë autoktone dhe autoriale nga kompozitori ynë Musa Piperku krijoi një laramani të ngjyrave të muzikës shqipe. Orkestra e përgatitur në nivel të lartë artistik ishte prapavija e këtij suksesi. Padiskutim që vallet “Malësorja” dhe “Trashëgimtarët e Uskanës” krijuan emocione të veçanta në publik kurse pika kulminante ishte premiera e koreografit Robert Nuha me muzikë të Valton Beqirit” Vallja e paqes” e cila ka sjellur ritëm të jashtëzakonshëm në skenë realizuar lojë ekspeditive të vallëtarëve. Në koncert ishte i pranishëm zv. Kryeministri, ministra, sekretarë shtetërorë dhe artëdashës dhe profesionistë të fushës. Transmetimi i koncertin u bë drejtpërdrejt në Televizionin e Maqedonisë, programi në gjuhën shqipe.


(Kosova Sot Online)