Ansambli vazhdoi prezantimin në Lobregrad

  • A.P /
  • 05 September 2021 - 10:14
Ansambli vazhdoi prezantimin në Lobregrad

Para publikut të Lobregradit vallëtarët dhe solistët vokal, të përcjellur nga orkestra jonë paraqitën 90 minuta program të larmishëm! Këngë e valle jugu e veriu pa munguar në veçanti vlerat e shqiptarëve nga RMV. Fillimi ishte rezervuar për këngët e pazëvendësueshme të melosit kërçovarë “Kur jam kanë 12 vjet”, “Po t’bëj rixha”, “Vajzën tuj nuk e dum” interpretuar nga Besarta Murtezani, Agron Kalisi e dueti Zekirija Lamallari&Kastriot Latifi.
Nga Kërçova vallëtarët sollën frymë Karadaku me vallen e asaj treve.

Më pas nga Shqipëria e Mesme u ekzekutua instrumentale në flautë “Fustanin që ta solla mbrëmë” nga Argjira Çollaku kurse Besarta Murtezani paraqiti belkanton e këngëve të vjetra shkodrane. Për të kaluar në tjetër atmosferë vallëtarët sollën “Nga Tetova në Dibër” për të kaluar në këngët e kompozitorit tonë dibran Musa Piperku. “Shpresa ime e dashur” dhe “Dasma e malësorit” u interpretua nga Zekirija Lamallari dhe Kastriot Latifi. Shkëlqeu dyshja Avni Zeneli e Jeton Ferati me vallen e dibrës për të përnbyllur këtë bllok e për të kaluar tek muzika aq profesionale e autoktone e Lorenc Antonit. Vallja “Malësorja” krijoi magji e emocion në skenë. Në këtë atmosferë pashmangshmërisht do duhej të paraqitej muzika e jashtëzakonshme e jugut, vlerë e jona dhe krenari. Vallja e jugut, instrumentali “Sazet e Ohrit” interpretuar në harmonikë nga Shkëlqim Jahiu ishin tingujt që krijuan ovacione ndonëse duartrokitjet gjatë gjithë mbrëmjes vazhdonin pandërprerë. Pas kësaj atmofere për ta fuqizuar paraqitjen grupi i solistëve intepretoi këngët e njohura që kanë kaluar në hite për çdo brez e që janë kompozuar nga i madhi Musa Piperku “Këngë moj”, “Kënga shpirtin ma rrëmben” dhe “Kënga e rinisë”. Mbrëmja u përmbyll me superpremierën e 20 vjetorit të Marrëveshjes së Ohrit “Vallen e paqes” në këtë atmosferë drejtori i ansamblit Shkodran Tolaj u ngjit në skenë për të falemnderuar organizatorët dhe publikun.

Në shenjë kujtimi për këtë paraqitje kryetarit të qytetit Josep Miquel Goyta (casino del centre president) i dhuroi plis identifikues me llogo të ansamblit kurse përfaqësuese për kulturë Maria Angeles Sariñena (second maior of Hospitalet de Llobregat)i dhuroi një shami tradicionale të trevave tona. Në përshëndetjen e tij tha” Ne vimë nga vendi i nobelistes Nënë Tereza që pikërisht me 5 shtator ka pesë vjetorin e shenjtërimit andaj misioni ynë është të shpërndajme dashuri e kulturë në tërë botën. Në publik kishte edhe shqiptarë të cilët të emocionuar e me lot në sy nga emocionet ndoqën programin! Në shenjë mirënjohje për këtë natë të magjishme që ansambli i fali qytetit të Lobregradit kryetari dhuroi për ansamblin një pikturë dhe libër të qytetit. Nata e sontme ishte e gjatë por përplot emocione dhe madhështi me një program sfidues që u realizua me shumë sukses!

(Kosova Sot Online)