Filmi i Kosovës “Zgjoi” aplikon për Oscar

  • G.G /
  • 09 September 2021 - 14:11
Filmi i Kosovës “Zgjoi” aplikon për Oscar

Të mërkurën, Qendra Kinematografike e Kosovës njoftoi se tri herë fituesi i Fesitvalit të Sundance, filmi  ‘Zgjoi’ nga Blerta Basholli, është propozuar për Oscars 2022.

Zgjoi është një dramë e bazuar në historinë e vërtetë të Fahrije (Yllka Gashi), e cila, si shumë nga gratë e tjera në fshatin e saj patriarkal, ka jetuar me shpresë të zbehur dhe pikëllim në rritje që kur burri i saj u zhduk gjatë luftës në Kosovë. Në mënyrë që të sigurojë familjen e saj në vështirësi, ajo mbledh së bashku vejushat e tjera në komunitetin e saj për të filluar një biznes që shet një produkt ushqimor vendas. Gjetja e shërimit dhe ngushëllimit në shqyrtimin e një të ardhme pa burrat e tyre, por vullneti i tyre për të filluar të jetojnë në mënyrë të pavarur takohet me armiqësi. Burrat në fshat dënojnë përpjekjet e Fahrijes për të fuqizuar veten dhe gratë përreth saj, duke filluar një grindje që kërcënon sovranitetin e tyre të ri.

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, përmes një statusi në rrjetin social Twitter, u ka uruar shumë suksese ekipit të filmit.

“Është zyrtare. Aplikimi i Kosovës për Oscars është “Zgjoi (Hive)”. Përveç të qenit një kryevepër, kjo histori e luftës dhe këmbënguljes është një frymëzim. Fat të mbarë Blerta Basholli dhe ekipit. Fituesi i trefishtë i Sundance, ‘Hive’ është zgjedhur si Pretendues Ndërkombëtar i ‘Oscar’-it”, ka shkruar presidentja.

Vjosa Osmani  e kishte dekoruar regjisoren Basholli në fillim të këtij viti me “Medaljen Presidenciale të Meritave”.

“Zgjoi” ka për producent Yll Ukën, Valon Bajgorën dhe Agon Ukën; drejtor fotografie Alex Bloom, montazher Enis Saraçi dhe Félix Sandri, dhe me bashkëproducentë, Britta Rindelaub-in, Kristijan Burovski-n, Tomi Salkovski-n, dhe Paskal Semini-n. Në rolin kryesor luan Yllka Gashi, ndërsa në rolet tjera luajnë Çun Lajçi, Kumrije Hoxha, Aurita Agushi, Kaona Sylejmani, Mal Noah Safçiu, Adriana Matoshi, Astri Kabashi, Molikë Maxhuni, Blerta Ismaili, Valire Haxhijaj Zeneli, Armend Smajli, Ilir Prapashtica, Xhejlane Terbunja, Shkelqim Islami etj.

“Zgjoi“ është bashkëprodhim në mes të Kosovës, Zvicrës, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, dhe me drejta të shitjes globale nga Level.

(Kosova Sot Online)