Kryetarja e Parlamentit të Katalonisë Laura Borras priti në takim drejtorin e ansamblit Shkodran Tolaj

  • A.P /
  • 10 September 2021 - 14:25
Kryetarja e Parlamentit të Katalonisë Laura Borras priti në takim drejtorin e ansamblit Shkodran Tolaj

Ansambli Nacional i këngëve e valleve popullore shqiptare në RMV po pritet në nivelet më larta shtetëtore në Kataloni. Sot kryetarja e parlamentit znj. Laura Borras kishte rezervuar paraditën për drejtorin e ansamblit z.Shkodran Tolaj i cili u shoqërua nga bashkëpunëtori për marëdhënie ndërkombëtare Amir Mamuti dhe dy vallëtarët e ansamblit. Në takim u bisedua për traditën shqiptare dhe lashtësinë e kombit tonë. Kryetarja Laura Borras fillimisht shprehu ngushëllime për viktimat në Tetovë duke shprehur keqardhje dhe duke bashkëndjerë me popullin shqiptar. Konsideratat e saj ishin të jashtëzakonshme për homologun e saj z.Talat Xhaferi të cilit i përcolli përshëndetjet e përzemërta ndërkaq për sukseset dhe punën e ansamblit shqiptar ishte e informuar dhe e përgëzoi drejtorin për ngritjen e fuqishme që i ka bërë institucionit për një kohë shumë të shkurtër duke e shëndërruar në imazh kombëtar dhe ndërkombëtar!

Kryetarja Laura Borras u emocionua me tregimin e drejtorit se nga prindërit kishte dëgjuar shpesh shprehjen Katalan por pa kuptuar peshën e përgjegjësisë që barte. “Tani kur ata nuk janë më kam kuptuar se ky emër ishte simbol i përpjekjes dhe faktit se për liri e paqe duhet punuar shumë” tha drejtori.

Drejtori Tolaj dhe stafi i tij në shenjë mikëpritje dhe bashkëpunimi ndërkulturor e shtetëror i dhuruan kryetares së Kuvendit Borras plaketë mirënjohjeje, medaljen e ansamblit shoqëruar me çertifikatë dhe plisin identifikues me llogo të institucionit. Kryetarja e kuvendit i uroi shëndet dhe punë të mëtutjeshme me tempo të njejtë drejtorit Tolaj sepse një institucion i tillë jo vetëm që është krenari suksesi për vendin tuaj por edhe model i suksesit për shumë institucione të vendeve të botës- tha ajo në fund të takimit duke i falemndruar përzemërsisht për bisedën, kujdesin dhe dhuratat!

(Kosova Sot Online)