U vendos plisi i fundit për kryetarin e MontBlanc Josep Andreu

  • A.P /
  • 12 September 2021 - 20:03
U vendos plisi i fundit për kryetarin e MontBlanc  Josep Andreu

Bashkëpunëtori për marëdhënie ndërkombëtare Amir Mamuti, shoqëruar nga vallëtarët Albana Loku e Samir Thaçi të autorizuar nga drejtori i ansamblit Shkodran Tolaj kanë takuar kryetarin e komunës së MontBlanc Josep Andreu.

Në emër të drejtorit Tolaj në shenjë falemnderimi e mirënjohje për mikëpritjen si dhe bashkëpunimin e suksesshëm ndër-kulturor, kryetarit të qytetit z.Andreu iu vendos shamija autokone dhe plisi i fundit që tashmë kanë kaluar në identitet të ansamblit.

 

Pas këtij takimi, të veshur me petkun kombëtar vallëtarët patën një performancë të shkurtër para komunës. Aktiviteti vazhdoi me defilenë në qytet nga e gjithë trupa e ansamblit ndërkaq aktualisht po bëhen përgatitjet e fundit për performancën e sontme dhe mbrëmjen përmbyllëse të festivalit të 49-të ndërkombëtar “JIF - Catalonya”!


(Kosova Sot Online)