3 ditët e “ferrit” për princeshë Dianën, publikohet traileri i parë i filmit ‘Spencer’

  • G.G /
  • 02 October 2021 - 10:34
3 ditët e “ferrit” për princeshë Dianën, publikohet traileri i parë i filmit ‘Spencer’

Në trailerin e parë të filmit “Spencer”, një dramë biografike për figurën e dashur të princeshë Dianës, aktorja amerikane, Kristen Stewart e personifikon deri në detaj atë.

Filmi “Spencer” lufton me vendimin e Dianës për t’i dhënë fund martesës së saj me Princin Charles.

Ky film nuk është i bazuar krejtësisht në fakte, por është një imagjinatë e asaj që mund të ketë ndodhur gjatë asaj periudhe fatale festash në 1991.

“Spencer” fokusohet në një realitet të trishtë për Dianën, ku duke u përgatitur për festimet e Krishtlindjeve, Diana siguron veten, “Tre ditë, kaq.”

Kanë kaluar 10 vjet që nga martesa e saj me Charles, Harry dhe William janë rritur dhe Charles është përsëri me Camilla-n.

Këto 3 ditë, Diana përpiqet që të kapërcejë ndjesitë e saj negative.

E veshur me fustane mahnitëse dhe kostume luksoze, në këtë film Diana largohet gjithnjë e më shumë nga detyrimet emocionale dhe paparacët e pamëshirshëm.

Për më shumë detaje mësohet se “Spencer”, nga Neon dhe Topic Studios, do të dalë në kinema më 5 nëntor.

Së bashku me Stewart, kasti përfshin Sally Hawkins; Olga Hellsing si Sara, Dukesha e Jorkut; Amy Manson si Anne Boleyn; dhe Niklas Kohrt si Princi Andrew. Skenari u shkrua nga krijuesi i “Peaky Blinders”, Steven Knight.

https://www.youtube.com/watch?v=WllZh9aekDg&feature=emb_title

(Kosova Sot Online)