Drejtori i Ansamblit Shkodran Tolaj ndoqi nga afër koncertin Fitnete Rexha 'Gjerdan i artë'

  • A.P /
  • 02 October 2021 - 15:13
Drejtori i Ansamblit Shkodran Tolaj ndoqi nga afër koncertin Fitnete Rexha 'Gjerdan i artë'

Drejtori Shkodran Tolaj bashkë me personalitete nga politika e kultura ndoqi nga afër koncertin Fitnete Rexha “Gjerdan i artë”

Në prani të personaliteteve të shumta nga politika e kultura sonte u mbajt koncert dedikuar ikonës së muzikës sonë autoktone Fıtnete Rexha.

Drejtori Shkodran Tolaj ishte i ftuar special me ç’rast përgëzoi drejtoreshën e përgjithshme znj. Zana Çela për konceptin dhe ideimin, ministreshën e kulturës Eva Margariti dhe ambasadoren e SHBA-ve në Shqipëri Yuri Kim për mbështetjen e parezervë ndaj kulturës dhe kolegun Sokol Marsi, drejtor i Ansamblit popullore të këngëve e valleve popullore për kujdesin ndaj figurave të tilla që kanë bërë histori. Kjo mbrëmje do mbahet mend si një nga më të rrallat në kryeqytetin tonë. Performanca e artistëve ishte e jashtëzakonshme dhe për këtë meritojnë përgëzime e përkulje të gjithë të cilët nga afër i uroi drejtori Tolaj në emër të trupës së Ansamblit Nacional të këngëve e valleve popullore shqiptare në RMV!

(Kosova Sot Online)