“Ndihem shumë i lumtur”, aktori i famshëm u nderua me një yll në “Walk of Fame” të Hollywood-it

  • G.G /
  • 08 October 2021 - 08:35
“Ndihem shumë i lumtur”, aktori i famshëm u nderua me një yll në “Walk of Fame” të Hollywood-it

Një ndër personazhet imagjinarë më të famshëm në historinë e kinemasë është padyshim James Bond.

Filma të shumtë dhe disa aktorë të ndryshëm me mjaft famë kanë përjetësuar legjendën 007 ndër vite, përfshirë Sean Connery, Roger Moore, Pierce Brosnan. Daniel Craig është ylli i fundit që ka interpretuar Bond-in për vite më radhë.

Së fundmi, Daniel Craig u nderua me yllin e tij në Walk of Fame të Hollywood-it. Kjo vjen para se në kinema të dalë filmi “No Time To Die”, në të cilin ai luan për herë të fundit rolin si James Bond. Ceremonia u transmetua në Walk of Fame të mërkurën në mbrëmje.

“Asnjëherë nuk kam menduar se do ta dëgjoja veten duke e thënë këtë, por ju e dini, është një nder absolut të ecësh nëpër Hollywood. I rrethuar nga të gjithë këta emra – legjenda, ndihem vërtet shumë, shumë, shumë i lumtur ”, tha aktori.

 

Më herët aktori i ka habitur të gjithë ndjekësit kur ka zbuluar se kur iu ofrua ky rol, fillimisht nuk donte që ta interpretonte këtë karakter.

Kur prodhuesit i ofruan këtë rol, Daniel nguroi të shfrytëzonte mundësinë që padyshim, vjen një herë në jetë.

Aktori i famshëm ishte mjaft i shqetësuar për pasojat që ky vendim mund të sillte për familjen e tij. Sipas John Maybury, kjo ishte një zgjedhje mjaft e vëshitrë pasi në atë kohë e bija e tij ishte vetëm 12 vjeçe.

“Kishte implikime si në jetën personale ashtu edhe në fushën e tij profesionale. Nuk mendoj se dikush mund të përgatitet për realitetin e famës derisa ta përjetojë atë. Por ajo që i thamë ishte: “Ka jetë pas Bondit”.

(Kosova Sot Online)