Fragment poetik nga romani "Ti" i Ilir Muharremit

  • A.P /
  • 15 October 2021 - 19:31
Fragment poetik nga romani

"Ca njerëz qëndronin jashtë, pasi e thithin tymin e cigarës. Mendimet e mia vërtiteshin kah lufta e Kosovës, për të cilën, unë tashmë e kisha ndarë mendjen, kisha vendosur të vdes për Kosovën. Shoferi i  ra çelësit ndezës, i dha gaz, u dëgjua dera e cila sapo u mbyll, dhe automjeti  nisi të troshitej nëpër rrugët e shkallmuara si mos më keq...

Breshëri plumbash dëgjohen në të gjitha anët. Qielli është ngjyrë gri. Flaka dhe tymi i bashkohen qiellit, duke e gërryer kaltërsinë. Fasadat e shtëpive janë me vrima të plumbave"...


(Kosova Sot Online)