“Ti”, romani më i shitur

  • A.P /
  • 21 October 2021 - 21:55
“Ti”, romani më i shitur

Në librarinë “Artini” në Prishtinë, të gjitha kopjet e romanit “Ti” të Ilir Muharremit janë shitur. Arsyeja qëndron ndoshta te tema që trajton ky roman. Është tema e luftës mirëpo me trajtim krejt ndryshe nga ato që trajtohen në romane dhe filma ose shfaqje teatrale.

Një i ri nga shqipëria ndahet nga femra e tij, nga zhgënjimi i madh, ai i bashkohet UÇK-së. Pasi kthehet nga lufta ai është me trauma psikologjike. Dashuria ndërmjet dy çifteve vazhdon dhe në roman trajtohet ajo vështirësi e tyre ku si shkak dhe pasojë e kësaj çiftet përdorin substanca narkotike.


(Kosova Sot Online)