Ekipi i Radiotelevizionit shqiptar vizitoi sot drejtorin e ansamblit Shkodran Tolaj

  • A.P /
  • 22 October 2021 - 16:44
Ekipi i Radiotelevizionit shqiptar vizitoi sot drejtorin e ansamblit Shkodran Tolaj

Në zyrat e Ansamblit Nacional të këngëve e valleve popullore shqiptare ishte i pranishëm sot gazetari i njohur i kulturës Gazmend Agai.

Ai bashkë me ekipin e Televizionit shqiptar vizituan drejtorin Shkodran Tolaj. Intervista ekskluzive u bë me shkas dhe nxitur nga sukseset, çmimet e ansamblit jashtë vendit dhe konsolidimin e shpejtë të institucionit që ka arritur të zgjojë vëmendje me krijimin e një imazhi shumë origjinal duke dhënë shembull të mirë edhe në Tiranë e Prishtinë - tha Agai! Drejtori Tolaj foli për punën, sfidat dhe planet duke potencuar se shqiptarët e Maqedonisë e kanë patur kokën çdoherë kthyer nga Shqipëria dhe bashkëpunim ndër- institucional me ansamblin shtetëror është në nivel të duhur duke u shprehur i lumtur që edhe iniciativat dhe vullneti për projekte të përbashkëta nuk mungojnë të cilat pritet të realizohen në të ardhmen e afërt! Për ekipin e Televizionit shqiptar dhe gazetarin Gazmend Agai, drejtori Tolaj dhuroi shaminë tradicionale dhe plisin identifikues me llogo te institucionit si shenjë e miqësisë dhe falemnderimit për mbështetje të Ansamblit shqiptar dhe kulturës në RMV!

(Kosova Sot Online)