Pasojat e rënda të drogës në romanin "Ti"

  • A.P /
  • 23 October 2021 - 10:37
Pasojat e rënda  të drogës në romanin

"Erdha në shtëpi. U shtriva në kurriz, duart nën zverk dhe e vështroja tavanin. “Ku ishe? Është e mërkurë.”, - pëshpëriti Maria. “Supozohej të vije poshtë te shkolla dhe të më merrje në orën pesë.”, - vazhdoi e nevrikosur Maria. Unë vazhoja të qëndroja i shtrirë dhe ta vështroja tavanin. Isha i lodhur diçka dhe mezi flisja.

“Më fal zemër! Po bëhesha shumë keq”, - ia ktheva. “Po, e po tani jam unë e sëmurë dhe më duhet t’i anuloj të gjitha klasat, sepse e bëj në brekë.”, - ma ktheu ajo, derisa ma hodhi qesen me drogë në fytyrë. Nuk kisha forcë as dorën ta ngritja, e lëre më të merresha me Marinë. “Po përpiqem shumë të bëj diçka.”, - tha ajo. “Thjesht dua të rri në shtëpi ta shijoj divanin tim dhe efektin e tij.”, - pëshpëriste në vete Mari..." Fragment nga romani "Ti" i Ilir Muharremit.

(Kosova Sot Online)