'Popturi 2022' vjen nga Diva Adelina Ismaili

  • A.P /
  • 24 October 2021 - 17:36
'Popturi 2022' vjen nga Diva Adelina Ismaili

Diva e muzikës shqipe Adelina Ismaili, për të gjithë fansat e saj ka publikuar një kolazh popturi të zgjedhura në bashkëpunim me këngëtarin Krenar Krasniqi, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".

"Pas një kohe të gjatë, po m’lumturojnë këto potpuri me @krenarkrasniqiofficial të këngëve që gjithmonë i kam dashur", ka shkruar Diva.

Këngë të përzgjedhura me shije dhe të interpretuara mjeshtërisht nga Diva Adelina Ismaili dhe Krenar Krasniqi, vijnë ekskluzivisht vetëm për ju.

Ju ftojmë t'i dëgjoni...

Premierë: Popturi 2022

(Kosova Sot Online)