'Grafite dashurie' me interpretim nga Besiana Mehmedi dhe regji nga Burbuqe Berisha

  • A.P /
  • 29 October 2021 - 21:05
'Grafite dashurie' me interpretim nga Besiana Mehmedi dhe regji nga Burbuqe Berisha

Lajmi për shkuarjen në amshim të regjisores së njohur Burbuqe Berishes, e ka prekur thellësisht komunitetin artistik, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".

Përmes një shkrimi në Facebook,çifti i njohur i artit muzikor: Shkodran Tolaj&Besiana Mehmedi, e kanë kujtuar regjisoren Berisha përmes videoprojektit muzikor “Grafite dashurie” me regji nga Burbuqe Berisha punuar në vitin 2005.

Postimi i plotë:


Na paska ikur papritur nga kjo botë regjisorja BURBUQE BERISHA! 
Pata fatin që ta njoh përmes punës që ka bërë. Buqja jo vetëm që ishte menaxhere e suksesshme e Teatrit Kombëtar dhe regjisore me shumë çmime për film e teatër por dhe njeri komunikativ dhe ekspeditiv në punën me artistë e studentë!

U fascionova derisa po shihja para një kohe videoprojektin muzikor “Grafite dashurie” me regji nga Burbuqe Berisha punuar në vitin 2005, e i cili edhe sot është aq modern e aktual! U emocionova pamasë me filmin e fundit “Një tregim Prishtine” që u shfaq me 10 tetor 2021 në kuadër të manifestimit “Ditë dhe netë festive” në Kërçovë. Sa energji, dashuri, përkushtim fale për njerëzit dhe profesionin saqë mungesa e pakompensueshme do ndjehet tek familjarët, bashkëpunëtorët, miqtë, në ekrane e festivalet tona dhe posaqërisht tek studentët që i deshe aq shumë!
Falemnderit Burbuqe Berisha për gjithcka që na fale!


(Kosova Sot Online)