Shkodrani&Besiana me këngë ia urojnë fitorën Ali Ahmetit

  • A.P /
  • 01 November 2021 - 17:12
Shkodrani&Besiana me këngë ia urojnë fitorën Ali Ahmetit

Pas fitorës së BDI-së në disa komuna të Maqedonisë së Veriut, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".

Dy artistët e njohur Besiana Mehmedi&Shkodran Tolaj, ia kanë uruar fitorën mikut të tyre Ali Ahmetit përmes këngës, duke postuar edhe një video në llogarinë e tyre sociale.

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti përmes një postimi në rrjetin social është shprehur se Nëntori na gjen fitues absolut në kampin shqiptar me dyfish më shumë komuna se të gjithë të tjerët bashkë dhe me dyfish vota më shumë se të tjerët.

“Ali Ahmeti është i qëndrueshëm dhe ka besimin e shumicës dërmuese të qytetarëve shqiptar në vendin tonë përballë të gjithë të tjerëve bashkë.

Ai ka falemenderuar pafundësisht për besimin e dhënë edhe në nivel lokal, do t’ua kthejmë me punë e përkushtim si çdoherë e nuk do t’ju zhgënjejmë asnjëherë nën udhëheqjen e çiltërt të rilindasit të fundit të kombit Ali Ahmeti është shprehur ai.

(Kosova Sot Online)