Ky aktor nuk do marrë pjesë në sezonin e ri të serialit ‘Pasione të fshehta’

  • A.P /
  • 02 November 2021 - 15:56
Ky aktor nuk do marrë pjesë në sezonin e ri të serialit ‘Pasione të fshehta’

Pas disa muajsh spekulime nëse kasti origjinal do të merrte pjesë apo jo në këtë sezon të ri, Telemundo më në fund i ka hequr dyshimet.

Sipas kompanisë, kasti origjinal tashmë është takuar për të nisur xhirimet e sezonit të dytë dhe ka konfirmuar se Mario Cimarro, Danna Garcia, Juan Alfonso Baptista, Natasha Klauss dhe Paola Rey janë po ashtu pjesë e këtij sezoni të ri.

Megjithatë, “Franco Reyes”, Michel Brown, nuk do të rikthehet në ekran me personazhin e tij.

Në një intervistë për një medium spanjoll, aktori tha se ‘ai vendosi të mos e bëjë më. Më duket se secili është pronari i vendimeve të tij’.Edhe aktorja që u shfaq në rolin e “Pepita Ronderos”, e njohur me emrin e vërtetë si Lady Noriega, nuk do jetë pjesë e sezonit të dytë.

Image

(Kosova Sot Online)