Shaqir Cërvadiku-Shaqa feston 45 vjetorin e karrierës

  • A.P /
  • 06 December 2021 - 15:17
Shaqir Cërvadiku-Shaqa feston 45 vjetorin e karrierës

Këngëtari i njohur i muzikës popullore Shaqir Cërvadiku -Shaqa,ka festuar 45 vjetorin e karrierës me një koncert jubilar, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".

"Për këto 45 vite karrierë jam mundue me ju sjellë kangë me motive të ndryshme ashtu si është edhe vet jeta: Këngë atdhetare,këngë dashnie,këngë gurbeti e motive tjera por duke u kujdesur që këngët të kenë një mesazh të mirë.
Me qindra këngë të krijuara do të ishte e pamundur ti realizoja pa miqët dhe bashkëpunëtorë mijë të cilët janë të shumtë", ka theksuar Shaqa.

Me këtë rast Cërvadiku, përmes një postimi i ka falenderuar të gjithë bashkëpuntorët e tij ndër vite...

Image

Postimi i plotë:


Mbrëmë pata koncertin tim të 45 vjetorit në skenë muzikore

Falenderoj gjithë ata që mundësuen realizimin e ketij koncerti jubilar: Burim Burim Isak Krasniqi me Red Media,orkestrën nën udhëheqjën e Sinan Kajtazi ,studion Ethnomusic,Leutrimin,inqizuesin Xhavit Hajdari, kamermanët dhe valltarët.

Nji falenderim i veqantë shkon për kryeredakrorin përgjegjës të RTK Xhymret Veliu për mundësinë dhe hapsirën televizive.

Miq të nderuar ju falenderoj pafundësisht për vlerësimet e përkrahjën tuaj.

Tek ju miq të nderuar kam gjetë energjinë krijuese për të mos u ndalur kurrë në rrugëtimin tim muzikor.

Për këto 45 vite karierë jam mundue me ju sjellë kangë me motive të ndryshme ashtu si është edhe vet jeta :kangë atdhetare,kangë dashnie,kangë gurbeti e motive tjera,por duke u kujdesur që kangët të kenë nji mesazh të mirë.

Image

Me qindra kangë të krijuara do të ishte e pamundur ti realizoja pa miqët dhe bashkëpunëtorë mij të cilë janë té shumtë.

Disa nga bashkëpunëtorët veq i kam përmendur ne intervistën time por ka edhe shumë tjerë që për arsye të minutazhit e besa disa kam harrue ti përmendë për arsye të lodhjes ditën e realizimit të koncertit pasi intervista u realizue krejt ne fund në orët e vona dhe ishte mungesë koncentrimi.

Kisha dashtë ti përmendë disa që u kam mbetë borxh dhe që m'kanë ndihmue shumë në fillimet e para.Nder ta ishte Shaqir Hoti(tash i ndjerë) i cili me këshillat e urtësinë e tij me ndihmoi ti bëja inqizimet në Radio-Prishtinën e atëhershme.Pastaj edhe Shefqet Hoxha ( i ndjerë) me ato emisionet e tij kur me ftonte mysafirë.Më vonë me ansamblin "Shote Galica" dhe gjithë stafin e orkestrën patëm shumë suksese dhe me kangët e Sali Manit "Moj e mira bregut t'Cemit","Moj e mira nga Gjakova"e me kangë tjera mbrrita afirmimin e madh. në viet 80-ta.

Rrugëtimin e vazhdova edhe me ansamblin " Bajram Curri"me shumë koncerte e suksese.Më vonë me miqët e mij Mahmut Ferati ,Milaim Mezinin,Baki Bakiun dhe Avdullah Dullovin kemi kendue në dasma e ahengje për disa vite.

Image

Pjesën ma të madhe té karierës e bëra si këngëtar i pavarur duke realizue mbi 34 albume solo,duete e shumë potpuri me kolegët tjerë.

Falenderoj regjisoret e produksion per realizimin e 3 videokaseta me Regji të Isa Qosjes,Sunaj Raqës dhe Luan Dakës.Albumet i kam realizue me produksione të ndryshme: me produksionin e RTP,pastaj produksionet private :Mega Mediumi,Festina,Zëri i Drenicës,Meti,Mam,Vizioni-Libonia,Eurolindi,Arboni,Cani,Euroiliria etj

Kam punue ne studio të ndryshme: Ne fillim né stuidon e Radio Prishtinës,pastaj ne studion e Shkupit,mbi 90% të albumeve ne stuidot e Burim Krasniqit, 2 albume ne studion “Corona”(Valton Beqiri),disa kangë në studion Shpejtim Gashi Shpetasound ,në studion #Prosound(Xhavit Hajdari),disa kangë te studio Lati(#LeoratBerisha) dhe disa kangë te Rrahman Kryeziu.Duke mos harrue edhe Leutrim Gashi që mi ka orkestrue disa kangë ne studion Ethnomusic së bashku Burimin.

 

Gajtë luftës humba shumë miq e kolegë me të cilet kam punue e këndue gjatë karierës,djemt e orkestrës që u vranë gjatë luftës Shpend e Bekim Bajraktari, Ibrahim Kastrati si dhe Bejtë Rexhepin.Keta u bënë themel i lirisë sonë dhe do kujtohen gjithëmonë.Zoti i shpërbleftë me parajsë.

Sot po ju sjelli duetin me Sala Bekteshin "KU LINDË DASHUNIA- BASHKOHET SHQIPNIA" si dhe linkun e emisionit komplet.https://www.youtube.com/watch?v=WNpKQBpOCz8...

https://www.youtube.com/watch?v=f5MElKrUtvY...

(Kosova Sot Online)