Meti Bërbatovci: Sot për sot në skenë nëse nuk bën provokime dhe skandale nuk të njeh askush

  • A.P /
  • 02 January 2022 - 12:21
Meti Bërbatovci: Sot për sot në skenë nëse nuk bën provokime dhe skandale nuk të njeh askush

Intervistë me këngëtarin Meti Bërbatovci

Pasionin e tij për muzikë këngëtari i njohur Meti Bërbatovci e kishte filluar si fëmijë derisa rrugën e muzikës konkretisht e filloi në vitin 2005 në festivalin "Kosova Fest".

Ai nuk ndaloi me kaq, pasi publikoi edhe dy albume "S'ka problem" dhe "Rrallë e përmallë", për të vijuar me këngë solo si: "Senjorita", "Diagnoza", "Ëngjëlli im".

Në një intervistë pa teklif, Meti përgjigjet në shumë pyetje rreth jetës, karrierës dhe aktualitetit që po mbizotëron viteve të fundit në estradën shqiptare.

“Kosova Sot Online”: Kënga e fundit që keni publikuar me videoklip është "Dylberat" e cila bëri bujë duke marr për bazë temën që trajton, nga të erdhi ideja, sa jeni ndarë i kënaqur me finalizimin e projektit në tërësi dhe a jeni duke punuar për këngën e radhës?

Meti Bërbatovci: Po, kënga e fundit është përfolur shumë për shkak të temës por ju ka pëlqyer publikut ndryshimi e sa i përket temës kur janë kënduar dylberat unë s'kam qenë ende në këtë botë kështu që veç kam dashtë me ju tregu disave se mos paragjykoni sepse ato janë gjëra të vërteta duam ne apo jo është një realitet.

Image

“Kosova Sot Online”: Ndër vite, keni realizuar disa këngë, por cilat mbetën këngët më të dashura për ty që më ëndje i këndon?

Meti Bërbatovci: Të gjitha kënget e mia kanë tekste dhe janë bazuar në jetën time dhe të rrethit çka kam parë sepse nuk mundem me këndu për "Himalaje" se si kam parë (Qeshet). Kënga më e mirë është kënga për Nënen.

Image

“Kosova Sot Online”: Thuhet se vitet e fëmijërisë janë më të ëmblat, na kujtoni ndonjë ngjarje, për të cilën edhe sot ke nostalgji nga vendlindja?

Meti Bërbatovci: Vitet më të mira të jetës time kanë qenë ato të fëmijërisë kur kam qenë pranë Nënës time të ndjerë tashmë.

Image

“Kosova Sot Online”: A ju ka ndodhur ndonjëherë, ta refuzosh ndonjë këngë, për arsye se nuk ju ka përshtatur karakterit tënd?

Meti Bërbatovci: Jo s'kam refuzuar për shkak të karakterit por për shkak sepse janë në Kosovë dhe bashkëpunimet në përgjithsi ndodhin spontanisht.

Image

“Kosova Sot Online”: A jeni vaksinuar kundër Covid-19 dhe a besoni se viti 2022 do jetë fundi i pandemisë COVID-19 dhe varianteve të saj?

Meti Bërbatovci: Po jam vaksinuar dy herë, po pres tash ta marr edhe vaksinën e tretë, s'kemi ku me ik nga ajo, çka do që ndodhë me të gjithë edhe me mua (Qeshet), jeta e tillë në dorë të Zotit.

Image

“Kosova Sot Online”: Sipas teje, a është e nevojshme që një këngëtar/e të provokojë në skenë, apo nuk mund të kuptohet një këngëtar/e, i/e pëlqyer sot pa provokime?

Meti Bërbatovci: Sot për sot në skenë nëse nuk bën provokime dhe skandale nuk të njeh askush sepse sot shiqohen gjërat e nuk dëgjohen.

Image

“Kosova Sot Online”: Me cilin këngëtar/e nga estarda do të preferoje ta realizoje një bashkëpunim?

Meti Bërbatovci: Me asnjë këngtar e as këngëtare s'kam menduar, por nëse vjen diçka e mirë këtu jam.

Image

“Kosova Sot Online”: Sipas jush, ku është muzika shqipe sot, a jeni e kënaqur me standartin aktual, apo duhet ndryshime urgjente?

Meti Bërbatovci: Standarte s'ka më, tash është koha se kush dëshiron del në skenë, ke pare ke njoftësi, nuk vyen talenti fatkeqësisht kjo është e vërteta.

Image

“Kosova Sot Online”: Tash e sa vite jetoni në kurbet, sa është e organizuar diaspora në vendin ku jetoni dhe sa gjeni kohë ta vizitoni atdheun?

Meti Bërbatovci: Po, ka shumë vite që jetoj në Zvicër. Mirë është nuk është keq, njeri punëtor bën vend kudo që shkon, derisa edhe Kosovën e vizitoj shumë shpesh.

Image

“Kosova Sot Online”: Cila është motoja që Meti përdor më shpesh si mesazh për shoqërinë dhe jetën në përgjithësi?

Meti Bërbatovci: Mesazhi im është për të gjithë kënaquni sa më shumë jetoni jetën si me qenë dita e fundit sepse jetës nuk i dihet. Mirruni me vetëvetën e juaj sepse nëse nuk je i kënaqur në jetë me vetën s'mundesh me kanë i kënaqur me asgjë.

Intervistoi: Armend Preteni

Image

(Kosova Sot Online)