Sala Bekteshi: Duhet të kemi kujdes se çfarë muzike prezantojmë para publikut

  • A.P /
  • 02 January 2022 - 13:17
Sala Bekteshi: Duhet të kemi kujdes se çfarë muzike prezantojmë para publikut

Intervistë me këngëtaren Sala Bekteshi

Ka vite në skenë dhe me shumë pasion vazhdon të këndojë muzikën popullore shqipe. Fjala është për këngëtaren e njohur Sala Bekteshi e cila në një intervistë për "Kosova Sot", ka shpalosur të pathëna rreth jetës dhe karrierës.

Disa nga këngët e saja më të njohura janë: "Mirë se erdhe", "Mërgimtarë", "Lotët", "Mos trazo detin", "Pa emër dashuri", "Do të ishte mrekulli", e shumë të tjera.

“Kosova Sot Online”: Së fundmi keni publikuar dy duete "Ku lind dashunia" dhe "N'hije t'isit", sa jeni ndarë e kënaqur me bashkëpunimet?

Sala Bekteshi: Po, së fundmi janë publikuar dy këngë në duet me kolegët e mi të çmuar Shaqir Cervadiku dhe Rifat Berisha dhe jam ndarë shumë e kënaqur. Mund të them që janë pëlqyer shumë kam marr shumë komente të mira. Të këndosh me Shaqirin dhe Rifatin vërtetë është një privilegj.

“Kosova Sot Online”: Ndër vite, keni realizuar disa këngë, por cilat mbetën këngët më të dashura për ty që më ëndje i këndon?

Sala Bekteshi: Të gjitha këngët që i kam kënduar i kam kënduar me ëndje dhe mundohem çdo herë me i zgjedh temat dhe me ja dhanë hakun këngës por i kisha veçuar këngët “Ditëlindja” dhe këngën për "Riza Bllacën”.

Image

“Kosova Sot Online”: Thuhet se vitet e fëmijërisë janë më të ëmblat, na kujtoni ndonjë ngjarje, për të cilën edhe sot ke nostalgji nga vendlindja?

Sala Bekteshi: Vërtetë vitet e fëmijërisë janë vitet më të mira, i kujtojë me plotë nostalgji prezantimet e mija të para kur këndova para bashkëfshatarëve të mijë në Bllacë për festën e 28 Nëntorit dhe ditën e shkollës, isha vetem 11 vjeçe kur këndova për herë të parë, ishte një ndjenjë dhe një emocion i veçantë.

Image

“Kosova Sot Online”: Tash e sa vite jetoni në kurbet, sa është e organizuar diaspora në vendin ku jetoni?

Sala Bekteshi: Po u bën më shumë se 10 vite që jetoj në kurbet në Gjermani dhe aspak e lehtë për mua larg vendlindjes sa i përket organizimit mendoj që po janë të organizuar mirë.

Image

“Kosova Sot Online”: A jeni vaksinuar kundër Covid-19 dhe a besoni se viti 2022 do jetë fundi i pandemisë COVID-19 dhe varianteve të saj?

Sala Bekteshi: Kjo kohë e pandemisë të them të drejtën ishte shumë e vështirë për të gjithë, po dashtë Zoti e i vjen fundi sa më shpejt!

Image

“Kosova Sot Online”: Sipas teje, a është e nevojshme që një këngëtar/e të provokojë në skenë, apo nuk mund të kuptohet një këngëtar/e, i/e pëlqyer sot pa provokime?

Sala Bekteshi: Unë mendoj që provokimet në skenë s'janë aspak të nevojshme, dalja në skenë është një përgjegjësi e madhe, duhet të kemi kujdes se çfarë prezantojmë para shikuesit e dëgjuesit!

Image

“Kosova Sot Online”: Me cilin këngëtar/e nga estarda do të preferoje ta realizoje një bashkëpunim?

Sala Bekteshi: Gjatë karrierës time kam pasur shumë bashkëpunime me shumë kolegë e kolege, besoj që do ketë prapë në të ardhmen edhe tjera bashkëpunime por s'po përmendi emra, ja lëmë kohës!

Image

“Kosova Sot Online”: Sipas jush, ku është muzika shqipe sot, a jeni e kënaqur me standartin aktual, apo duhet ndryshime urgjente?

Sala Bekteshi: Muzika shqipe me thanë të drejtën pakë ka muzikë shqipe dhe s'mund të them që jam e kënaqur por unë mendoj që fajin kryesor e kanë mediat, ju japin hapësirë më shumë antivlerave sesa vlerave!

Image

“Kosova Sot Online”: Cila është motoja që Sala përdor më shpesh si mesazh për shoqërinë dhe jetën në përgjithësi?

Sala Bekteshi: Motoja ime është dhe mbetët: Të jemi më të dashur për njëri- tjetrin, të duam më shumë!

Intervistoi: Armend Preteni

Image
Image

(Kosova Sot Online)