Beni Baksi: Është trend botëror që të bëjm edhe muzikë me motive të kulturave tjera

  • A.P /
  • 02 January 2022 - 14:24
Beni Baksi: Është trend botëror që të bëjm edhe muzikë me motive të kulturave tjera

Intervistë me këngëtarin Beni Baksi

Beni Baksi është këngëtar dhe producent i njohur, i cili ka vite në skenë dhe është shumë aktiv me muzikë live.

Disa nga këngët e tij më të njohura janë: "Jeta ime", "Sot", "Ditari im", "Ta fala" etj.

Në një intervistë për "Kosova Sot", Beni ka shpalosur të pathëna rreth fëmijërisë, karrierës dhe jetës në përgjithësi.

Image

 

“Kosova Sot Online”: Në prag të festave të fundvitit keni publikuar disa "Popturi" në bashkëpunim me kolegë, sa jeni ndarë i kënaqur me finalizimin e tyre dhe a jeni duke punuar për këngën e radhës?

Beni Baksi: Po si zakonisht, ka disa vite që po e praktikojmë që për fundvit të bëjm potpuri së bashku me kolegë. Sigurisht që është kënaqësi dhe previlegj për mua të këndojmë së bashku dhe të ju dhurojmë çaste të mira festive dhe sigurisht që do të ketë projekte të radhës që janë në përfundim e sipër.

Image

“Kosova Sot Online”: Ndër vite, keni realizuar disa këngë, por cilat mbetën këngët më të dashura për ty që më ëndje i këndon?

Beni Baksi: Këngët realisht është vështirë ti ndash, secila e ka një mesazh, e ka një veçanti, po i kisha veçuar disa p.sh: "A ma bën hallall" në bashkëpunim me Teuta Selimin, "Sa e sa vite" me grupin Ilirët gjithashtu edhe kënga "Zemër".

Image

“Kosova Sot Online”: Thuhet se vitet e fëmijërisë janë më të ëmblat, na kujtoni ndonjë ngjarje, për të cilën edhe sot ke nostalgji nga vendlindja?

Beni Baksi: Fëmijëria është pjesa më e bukur e jetës, nostalgji kam për kohën kur isha 8 vjeçar dhe u bëra pjesë e emisionit për fëmijë në RTP të asaj kohe, ku isha pjesë si pianist dhe këngtar me këngë për fëmijë.

Image

“Kosova Sot Online”: A ju ka ndodhur ndonjëherë, ta refuzosh ndonjë këngë, për arsye se nuk ju ka përshtatur karakterit tënd?

Beni Baksi: Po patjetër që gjatë rrugëtimit muzikor, ka raste ku më është ofruar ndonjë bashkëpunim apo këngë po e kam refuzuar, për shkak që se kam ndier vetën mirë në ato projekte.

Image

“Kosova Sot Online”: Përveç këngëtar jeni edhe producent sa ju jepni hapsirë dhe i mbështesni talentët e rinj?

Beni Baksi: Unë si producent kam bërë shumë përpjekje me aq sa kam pasur mundësi me ju dhanë hapsirë artistëve të rinj dhe mendoj që e kemi obligim kolegial dhe moral që t'i përkrahim.

Image

“Kosova Sot Online”: A jeni vaksinuar kundër Covid-19 dhe a besoni se viti 2022 do jetë fundi i pandemisë COVID-19 dhe varianteve të saj?

Beni Baksi: Po jom i vaksinuar, me shpresë që në vitin 2022 të kaloj kjo pandemi dhe t'i i kthehemi normalizimit.

Image

“Kosova Sot Online”: Sipas teje, a është e nevojshme që një këngëtar/e të provokojë në skenë, apo nuk mund të kuptohet një këngëtar/e, i/e pëlqyer sot pa provokime?

Beni Baksi: Unë mendoj që muzika, kënga duhet të përçoj mesazh të mirë jo provokime, duhet të besh këngë art të mirë.

Image

“Kosova Sot Online”: Sipas jush, ku është muzika shqipe sot, a jeni e kënaqur me standartin aktual, apo duhet ndryshime urgjente?

Beni Baksi: Realisht është një turbulencë muzikore që vështirë të ruhet ajo që është e jona me muzikën tonë shqipe. Sigurisht është trend botëror që të bëjm edhe muzikë me motive të kulturave tjera. Unë mendoj që çdo muzikë e mirë është e mirë.

Intervistoi: Armend Preteni

Image


(Kosova Sot Online)