Fahrije Zogaj: Unë suksesin e kam bazuar te këndimi live, këtu ndahem me vipat e vetëshpallur

  • A.P /
  • 02 January 2022 - 15:24
Fahrije Zogaj: Unë suksesin e kam bazuar te këndimi live, këtu ndahem me vipat e vetëshpallur

Intervistë me këngëtaren Fahrije Zogaj

Albumi "Ballë për Ballë" i publikuar në vitin 2004, shënon fillimin e karrierës si këngëtare për Fahrije Zogajn.

Disa nga këngët e saj më të njohura të publikuara ndër vite janë: "Jam ajo që jam", "Akull e zjarr", "Biri im", "Zjarri i dashurisë" e të tjera.

Në një intervistë për "Kosova Sot", Fahrije Zogaj shpalos të pathëna rreth jetës dhe karrierës.

“Kosova Sot Online”: "Trojet e mija" mban titullin kënga e fundit që keni publikuar, sa jeni ndarë e kënaqur me projektin final dhe kush janë autorët e këngës ?

Fahrije Zogaj: Kënga e fundit që kam publikuar quhet "Trojet e mija", me tekst nga Armand Trebicka dhe orkestrim nga Valter Beqo dhe jam e kënaqur me realizimin final.

Image

“Kosova Sot Online”: Ndër vite, keni realizuar disa këngë, por cilat mbetën këngët më të dashura për ty që më ëndje i këndon?

Fahrije Zogaj: Çdo këngë ka bukurinë e vetë ka ngjarjen që përjetohet në bazë të tekstit po dua të veçoj këngën "Ballë për Ballë" nga kompzitori Ilir Berhani, këngën që e ndezi shqiptarinë, "Një komb një flamur", një bashkëpunim me këngëtarin e mirënjohur Petrit Lulo dhe disa kengë hite me autor Nexhat Mujovin - Wirusin. Në çdo koncert dasem apo event, këngët mundohem t'i këndoj me publikun e dashur.

Image

“Kosova Sot Online”: Thuhet se vitet e fëmijërisë janë më të ëmblat, na kujtoni ndonjë ngjarje, për të cilën edhe sot ke nostalgji nga vendlindja?

Fahrije Zogaj: Une kam mbaruar gjimanzin në Kosovë, në Kievë të Malishevës në degën e drejtësisë. Për sa i përket pyetjes tuaj mbaj mend që në atë kohë kur ishte prag lufte asnjë ditë s'jam ndalur për të shkuar në shkollë me gjithë peripecitë dhe presionin psikologjik që na servirnin patrullat serbe nëpër rrugë.

Image

“Kosova Sot Online”: Me cilin këngëtar/e nga estarda do të preferoje ta realizoje një bashkëpunim?

Fahrije Zogaj: Kam bashkëpunuar me disa kolegë të estradës, kam pasur dhe kam oferta pothuajse çdo herë. Problemi i bashkëpunimit lidhet dhe me karakterin e këndimit me ngjyrat e zërit dhe disa detaje të tjera por jam e hapur për çdo koleg në estradë.

Image

“Kosova Sot Online”: Sipas jush, ku është muzika shqipe sot, a jeni e kënaqur me standartin aktual, apo duhet ndryshime urgjente?

Fahrije Zogaj: Të jem e sinqertë, sot muzika komerciale është në treg, ajo është një muzikë sezonale por unë me mundësitë e mija, jam munduar të këndoj këngë që mbeten, kurrë se kam parë anën e klikimeve, sikur pesë klikime të jenë ama të jenë të pastërta e sinqerta. Sot muzika ka një deformim dhe me ndihmen e mediave dhe portaleve që për arsye biznesi japin dritë jeshile për të pa aftin. Desha të jap një shembull sa herë mbaron një projekt, adresa të ndryshme më shkruajnë për të blerë klikime ama kurrë s'kam pranuar, megjithëse i kam mundesitë më së shumti nga e gjithë estrada. Unë suksesin e kam bazuar te kendimi live, respekti dhe thjeshtësia këtu ndahem une me vipat e vetëshpallur.

Image

“Kosova Sot Online”: Cila është motoja që Fahrija përdor më shpesh si mesazh për shoqërinë dhe jetën në përgjithësi?

Fahrije Zogaj: Motoja ime është: Kurrë mos të demoralizohesh, mund te biesh por të kesh forcë per tu ngritur. Njeriut të drejtë Zoti gjthmonë ja hapë shtigjet e jetës.

Intervistoi: Armend Preteni

Image
Image

(Kosova Sot Online)