Drenusha Latifi: Nuk e kam në plan t'i rikthehem muzikës

  • A.P /
  • 02 January 2022 - 17:13
Drenusha Latifi: Nuk e kam në plan t'i rikthehem muzikës

Intervistë me këngëtaren Drenusha Latifi

Dikur shumë aktive në skenë derisa ka vite që nuk kemi dëgjuar ndonjë këngë të re nga këngëtarja e njohur Drenusha Latifi.

Disa nga këngët e saj të publikuara vite më parë janë: "S' të kam faj", "Aspak", "Pasoja dashurie", "Future Love".

Për gazetën "Kosova Sot", Drenusha ka shpalosur shumë të pathëna për fëmijërinë, muzikën dhe jetën të cilën ajo po e shijon me familjen e saj në Suedi.

“Kosova Sot Online”: Dikur shumë aktive në skenë me këngë solo derisa viteve të fundit nuk të kemi parë me ndonjë projekt të ri muzikor, a e ka në plan t'i rikthehet muzikës Drenusha?

Drenusha Latifi: Nuk ma merr mendja ndonjë herë t'i rikthehem muzikës e aq më pak fuqishëm.

Image

“Kosova Sot Online”: Ndër vite, keni realizuar disa këngë, por cilat mbetën këngët më të dashura për ty që më ëndje i këndon?

Drenusha Latifi: Disa nga këngët më të dashura për mua janë “Ani ani”, “S'ka”, “Ato ditë”.

Image

“Kosova Sot Online”: Thuhet se vitet e fëmijërisë janë më të ëmblat, na kujtoni ndonjë ngjarje, për të cilën edhe sot ke nostalgji nga vendlindja?

Drenusha Latifi: Vitet e fëmijërisë në fakt i kam pasur shumë të bukura edhe vazhdoj t'i kujtoj me nostalgji. Kam shumë ngjarje të bukura: Lojërat e shumta te mahalla, shkolla fillore etj…

Ngjarje: Kur e ndanim akulloren me të gjithë femijet e laxhes edhe aty si përfundim s’mbetke asgjë por që ishim shumë të lumtur.

Image

“Kosova Sot Online”: A ju ka ndodhur ndonjëherë, ta refuzosh ndonjë këngë, për arsye se nuk ju ka përshtatur karakterit tënd?

Drenusha Latifi: Po kam refuzuar, ajo është normale e kam bërë edhe unë.

Image

“Kosova Sot Online”: A jeni vaksinuar kundër Covid-19 dhe a besoni se viti 2022 do jetë fundi i pandemisë COVID-19 dhe varianteve të saj?

Drenusha Latifi: Po, unë jam vaksinuar me dy doza, nuk kam pas fare deshirë as se kam pas në plan me u vaksinu por që e bëra për arsye të punës. Nuk di çfarë të them por nuk besoj që do jetë fundi meqë edhe vaksina nuk është duke ndihmuar.

Image

“Kosova Sot Online”: Sipas teje, a është e nevojshme që një këngëtar/e të provokojë në skenë, apo nuk mund të kuptohet një këngëtar/e, i/e pëlqyer sot pa provokime?

Drenusha Latifi: Jo nuk është e nevojshme, kemi shumë këngëtar/e të mirë që nuk provokojnë dhe kanë arritur majat. Tani është edhe trendi në atë mënyrë s'ka ndonjë të keqe. Muzika jonë ka arritë shumë këto vitet e fundit.

Image

“Kosova Sot Online”: Me cilin këngëtar/e nga estarda do të preferoje ta realizoje një bashkëpunim?

Drenusha Latifi: Ka shumë këngëtar/e, bëhet një listë e madhe…

Image

“Kosova Sot Online”: Sipas jush, ku është muzika shqipe sot, a jeni e kënaqur me standartin aktual, apo duhet ndryshime urgjente?

Drenusha Latifi: Muzika jonë sot ka nje standart të lartë edhe ka arritë shumë me u dëgju jashtë trojeve shqipfolëse, ne kemi ndryshu dmth meqë kemi arritur ku jemi.

Image

“Kosova Sot Online”: Nga kush e ka trashëguar talentin për muzikë Drenusha?

Drenusha Latifi: Talentin për muzikë e kam trashëguar nga mami…

Mami ka qenë këngëtare e ka pasur edhe ansamblin e vetë të quajtur ansambli “Vllaznia”.

Image

“Kosova Sot Online”: Tash e sa vite jetoni në Suedi, sa është e organizuar diaspora në vendin ku jetoni dhe sa gjeni kohë ta vizitoni atdheun?

Drenusha Latifi: Ka momente kur mblidhemi, oraganizohen mbrëmje me muzikë të ndryshme, nuk është që edhe kam pasur kohë me qenë pjesë e ndejave po kam qenë disa herë. Unë e vizitoj Prishtinën-Kosovën 2-3 herë në vit jo ndoshta mjaftueshëm por siç dihet kam edhe familje, fëmijet, punën edhe ndonjëherë është e pamundur.

Image

“Kosova Sot Online”: Cila është motoja që Drenusha përdor më shpesh si mesazh për shoqërinë dhe jetën në përgjithësi?

Drenusha Latifi: Ti respektosh të tjerët, ata që e meritojnë dhe ta duash vetën.

Intervistoi: Armend Preteni

Image
Image
Image

(Kosova Sot Online)