Mihrije Braha shkëlqen me interpretimin live të hiteve të saj
Muajin Janar të vitit 2022, artistja e njohur Mihrije Braha e ka filluar me mbarësi, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".
Në emision “Odeon Show” Braha solli një performancë të shkëlqyer ku për rreth 40 minuta sa zgjati koncerti interpretoi live disa nga hitet e saja ndër vite të gërshetuara me këngë të vjetra qytetare.
Mihrije Braha e ka dëshmuar vetën se është artiste e vërtetë, një zonjë e skenës që denjësisht e ka ndërtuar karrierën e saj.
(Kosova Sot Online)