Vlora Kastrati: Zhduku Covid se na ke lodhë

  • A.P /
  • 25 January 2022 - 17:31
Vlora Kastrati: Zhduku Covid se na ke lodhë

Këngëtarja e njohur nga Peja Vlora Kastrati- Shala e cila tash e sa vite jeton në bashkëshortin dhe fëmijët e tyre në kurbet, për Kosova Sot, ka rrëfyer ngjarjen se si ajo familja e saj ishin infektuar me Covid-19 nga dy herë pastaj dhe me Omicron, pavarësisht se ishin të vaksinuar derisa në vijim ju ftoj ta lexoni rrjedhen e peripecisë se si kishte filluar dhe mbaruar ngjarja....


Në vitin 2020 isha në Kosovë për këngë të reja Potpuri dhe kënga "Kur m'ke pa". Në ndërkohë kur e mbarova klipin me ra Covid-19, isha në Shengjin dhe ishte temperatura e lartë, 4 ditë e 4 netë rresht. Por që nuk e bona të madhe sepse ishin të gjithë në atë kohë në frikë e ankth. Më kaloj ashtu u ktheva në Pejë bashkë me bashkëshortin ku ishim vetëm unë e ai në atë kohë atje. Ndejtëm disa ditë të izoluar dhe ikëm për në Gjermani, këtu u testuam ne Airoport dhe dolëm pozitivë hymë në karantinë prap 10 ditë por që tani pa simptome. 

Nga ajo kohë 2020, isha pak më e lodhur se më parë kur nuk e kisha Covidin. 
Tani në janar të këtij viti 2022 jam me Covid - Omicron. 

Image


Të premten e kaluar trenjakët kanë ardhë nga shkolla me temperaturë dhe mendova që është grip sezonal, bonëm tesT dhe dulen që të tre pozitivë, e kaluan lehtë me temperaturë 2 dite dhe të dielën ishin mirë, ndërkohë më ra mua dhe dy djemve 21 vjeq 18 vjeq . Edhe pse të vaksinuar. 
Ishim me temperaurë te lartë dhe lodhje e kokëdhimbje kollitje e dhembje fyti. Në spitale edhe në Gjermani janë të stërmbushura. Kështu që ne të gjithë 8 persona u izoluam për 10 ditë në shtëpi edhe pse të vaksinuar. 

Image


Sot dita e 10 u liruam, na lodhi na kaloj ashtu si një grip sezonal por pak me i fuqishëm. 

Mendova kalojë, i përcolla trenjakët për në shkollë. Testin ju bona në shtëpi dhe dolen negativ. 

Ndërsa Viola vajza 14 vjeqare u testua në shkollë dhe doli sot pozitivë. 
Kështu që u deshët me e marrë nga shkolla me i lajmëru edhe shkollat të tjera dhe i nxorem edhe trenjakët nga ora e mësimit. Dhe tani po vazhdon karantinimi edhe për 10 ditë të tjera. Mundësia tjetër është pas 5 dite një PCR Test me e bo vajza dhe me na liru nga karantinimi. 

Këtë po e ndaj me ju dhe po ju them se e gjithë kjo situatë nuk është aspak e lehtë as psikologjikisht për fëmijët, me i nxjerr nga klasa  kur akoma s'po kuptoj qfarë po ndodhë. 
Unë po lutem dhe po shpresoj që gjithë së bashku do t'ja dalim. 

Tani po vazhdojnë regullat e reja edhe në Gjermani vende-vende kemi edhe orë policore nga ora 21:00-05:00. 

I morëm vaksinat e kaluam nga dy herë Covidin tani mbetet të them zhduku Covid se na ke lodhë.

(Kosova Sot Online)