Këngëtari kosovar: Ja kemi 'kajt nonen' ketij popullit me dasma duke ua marr nga 5.000 e 7.000 euro...

  • A.P /
  • 30 January 2022 - 11:19
Këngëtari kosovar: Ja kemi 'kajt nonen' ketij popullit me dasma duke ua marr nga  5.000 e 7.000 euro...

Një përplasje fjalësh ka ndodhur mes këngëtarit Labinot Rexha dhe Shkëlzen Jetishit-Xenit. E gjithë përplasja ka filluar lidhur me një deklaratë të Labinotit rreth vetëvrasjes së muzikantit Behar Morina.

Rexha në një intervistë të dhënë së fundi kishte pretenduar se arsyeja e vetëvrasjes së muzikantit Behar Morina lidhet me krizën financiare që e shkaktoi pandemia.

Pas kësaj deklarate, Shkëlzen Jetishi në një reagim për  tha se arsyen e vdekjes së Morinës nuk e dinë as familja e as policia, ndërsa e quajti Rexhën ‘tallavagji’.

Nuk mungoi edhe këtë herë reagimi i Labinot Rexhës, i cili e akuzoi Xenin për vjedhje të këngëve, ndërsa tha edhe se kanë hyrë në gjynah duke u marrë qytetarëve shuma të mëdha të parave për dasma.

Image

(Kosova Sot Online)