Aktorja e ‘Titanic’ rrëfen komplimentin nga Di Caprio që i ndryshoi jetën

  • A.P /
  • 09 February 2022 - 19:19
Aktorja e ‘Titanic’ rrëfen komplimentin nga Di Caprio që i ndryshoi jetën

Të gjithë e mbajmë mend bukuroshen kokëkuqe të filmit “Titanic”, Rose Dawson, një personazh i luajtur nga aktorja e njohur Kate Winslet.

Ajo gjithmonë është treguar e hapur për vështirësitë dhe sfidat e jetës së saj, sidomos në hapat e parë të karrierës.

Edhe pse mjaft e bukur dhe e talentuar, me format e saj të kolme dukej se nuk i përmbushte standartet për “trupin perfekt”.

Gjithmonë i thonin se për shkak të formave të saj, ajo  gjithmonë do të merrte vetëm rolet e “vajzës mbipeshë”.

Të gjitha këto reagime negative për mënyrën se si dukej trupi i saj i ulën vetëbesimin.

Por gjithçka ndryshoi  në shesh-xhirimet e filmit të Titanikut pasi Leonardo Di Caprio i tha diçka për trupin e saj e cila i ndryshoi tërësisht këndvështrimin për veten.

“Është e rëndësishme që ti të vlerësosh këtë që ti je,”-qe shprehur Di Caprio.

Sipas tij shumica e grave të tjera mendojnë se e vetmja mënyrë për të pasur sukses është që të jenë të bukura dhe të dobëta pasi këto modele u tregohen.

Di Caprio thotë se ky këndvështrim është i pamjaftueshëm për të arritur atë që dëshiron, madje edhe në Hollivud.

Rikujtojmë se Kate Winslet dhe Leonardo Di Caprio vijojnë të ruajnë një miqësi shumë të mirë.

(Kosova Sot Online)