Koncert brilant nga Ansambli kombëtar i këngëve e valleve nga Shqipëria

  • A.P /
  • 29 April 2022 - 15:26
Koncert brilant nga Ansambli kombëtar i këngëve e valleve nga Shqipëria

Në sallën e Armatës së RMV- së sonte u dha koncert nga Ansambli kombëtar nga Shqipëria! Pavarësisht që numri i pjesëmarrësve ishte i paktë, mjaftonte ngrohtësia që artistët e ansamblit shpërndanë sikur të performonin para një audience që numëron mijëra spektatorë!

Madhështia dhe bukuria e një koncerti nuk matet me numrin e spektatorëve por me cilësinë e programit dhe dashurinë e publikut- artdashës që me aq admirim ndiqnin çdo pikë artistike që u shfaq sonte!

Koncerti i sontëm i Ansamblit kombëtar më kujtonte thënien se “nga zemra në zemër” buron arti i vërtetë! Pikërisht kjo ishte veçoria e koncertit për çfarë duhet përgëzuar Ambasada e Shqipërisë për mbështetjen. Ansambli vazhdon rrugëtimin në Tetovë dhe padiskutim në qytetin e dy Universiteteve salla do të jetë përplot!

(Kosova Sot Online)