Drejtori i ansamblit shtetëror shqiptar Shkodran Tolaj priti ne takim ambasadorin e Kinës Zhang Zuo

  • A.P /
  • 03 May 2022 - 18:14
Drejtori i ansamblit shtetëror shqiptar Shkodran Tolaj priti ne takim ambasadorin e Kinës Zhang Zuo

Sot në zyrën e tij, drejtori i Ansamblit Nacional të këngëve e valleve popullore shqiptare z.Shkodran Tolaj priti në takim ambasadorin e Republikës së Kinës z.Zhang Zuo i cili ishte u shoqërua me kryetarin e sektorit politik z.Zhang Yuelei dhe udhëheqësen e sektorit ndërkombëtar znj.Zhou Jun. Takimi ishte i frytshëm dhe në kuadër të marëdhënieve institucionale të cilat kanë për qëllim ti shpien pëpara kulturat që afrojnë vendet dhe kombet.

Ambasadori i Kinës duke përgëzuar drejtorin z.Tolaj për sukseset dhe punën në këtë institucion të rëndësishëm për kulturën e shtetit të Maqedonisë së Veriut premtoi se do ta mbështesë ansamblin dhe në vazhdimësi do jetë iniciator që trupa artistike të jetë pjesë e aktiviteteve që organizon ambasada. Ata u njoftuan për koncertin e radhës të datës 9 maj që do mbahet në Filharmoninë e Maqedonisë e ku ambasadori bashkë me stafin e tij do ta ndjekin për së afërmi duke qenë të interesuar që të njihen më tepër me kulturën shqiptare autoktone në vend. Ambasadori na informoi për traditat e popullit kinez dhe ushqimet tradicionale.

Gjithashtu shkëlqesia e tij Zuo, kërkoi një ditë tjetër që të vijë dhe prej së afërmi të merrë pjesë në prova për ti ndjekur për së afërmi artistët e ansamblit .

Drejtori Shkodran Tolaj gjatë bisedës e informoi ambasadorin në lidhje me aktivitetin që do realizohet në muajt maj- qershor dhe për koncertin dedikuar Nënē Terezës. Me këtë rast ai e kuptoi se nobelistja e madhe e botës Nëna Terezë ishte shqiptare e Shkupit. Drejtori Shkodran Tolaj dhe bashkëpunëtori i sektorit ndërkombëtar z.Amir Mamuti në shenjë mikëpritje e falemnderimi për vizitën iu dhuruan plisat identifikues të ansamblit. Ky takim i frytshëm kaloi në atmosferë dashamirëse dhe padiskutim i një rëndësie të veçantë sepse do të hapë shumë shtigje për suksese të reja në të ardhmen!

(Kosova Sot Online)