Demant lidhur me 'aferën' për keqpërdorime në Ansamblin Nacional shqiptar në RMV

  • A.P /
  • 08 May 2022 - 13:50
Demant lidhur me 'aferën' për keqpërdorime në Ansamblin Nacional shqiptar në RMV

Demant lidhur me “aferën” për keqpërdorime në Ansamblin Nacional shqiptar të këngëve e valleve popullore shqiptare në RMV

Të nderuara media! Të nderuar bashkëvendas! Kohëve të fundit ka filluar një “fushatë” mediatike kundër Ansamblit Nacional të këngëve e valleve popullore shqiptare për gjoja keqpërdorime të mjeteve financiare ose punë të parregullt institucionale duke u thirrur në një inspektim të bërë muaj më parë nga Ministria e Kulturës. Iu kujtojmë se çdo kontrollë, vërejtje dhe sygjerim për ne ka qenë dhe vazhdon të jetë e mirë se ardhur sepse është në shërbim të ngritjes së institucionit tonë të ri në rrugë të drejtë dhe ligjore. Mediat dhe gazetarët në rrugëtimin tonë tashmë pothuajse tre vjeçar ishin partnerë të vlefshëm në promovimin e përbashkët të kulturës kombëtare. Sulmi i fundit në media me tendencë për të krijuar mjegull dhe huti në opinionin publik është i pakuptimtë andaj shfryrëzojmë rastin t’iu drejtohemi të gjithë atyre individëve që posedojnë qoftë dhe një fakt të vetëm për keqpërdorim të mjeteve financiare në Ansamblin Nacional shqiptar ti paraqesin në Agjensionin për Antikorrupsion, Prokurori dhe çdo organ institucional kompetent dhe relevant të thirrur për të inspektuar dhe kontrolluar mënyrën e menaxhimit të ansamblit dhe nivelin e realizimit profesional programor. Në të kundërtën çdo deklaratë e pamatur e plasuar në media nga persona të papërgjegjshëm të cilët shpifin për arsye personale duke përfolur edhe cilësinë dhe nivelin e realizimit të programit artistik që në opinionin mbarëshqiptar tashmë njihet për profesionalizëm është dëshmi e dashakeqësisë ndaj Ansamblit tonë kombëtar, tentativë për të dëmtuar rëndë kulturën shqiptare, dëshirë personale për të përulur autoritetin e drejtorit z. Shkodran Tolaj dhe një “fushatë” me prapavijë thellësisht politike . Ansambli Nacional shqiptar është i hapur për të gjithë që të vinë dhe të interesohen për punën, sukseset, sfidat dhe problemet andaj nëse kjo “fushatë mediatike” do të vazhdojë Ansambli Nacional shqiptar dhe drejtori z. Shkodran Tolaj do të detyrohen të ndërmarrin hapa konkret konform normave ligjore kundrejt secilit që plason të pavërteta!

Ansambli Nacional shqiptar edhe njëherë ua konfirmon se ka realizuar 100% të programit artistik dhe ka tejkaluar të gjitha pritshmëritë në aspektin profesional me prezantime dinjitoze brenda dhe jashtë vendit dhe do të vazhdojë të jetë skajshmërisht i përkushtuar në ngritjen e kulturës shqiptare në RMV.

Me respekt

Ansambli Nacional I këngëve e valleve popullore shqiptare në RMV


(Kosova Sot Online)