Ja sa vlen fustani që mban veshur Rita Ora

  • A.P /
  • 11 May 2022 - 18:14
Ja sa vlen fustani që mban veshur Rita Ora

Rita Ora duket sensacionale me një mini fustan ngjyrë vjollcë teksa pozonte për fotot e reja në Instagram.

Ylli i muzikës botërore me origjinë shqiptare ka postuar bashkë me këtë foto, një album të tërë me fotogarafi të rastësishme të shkrepura rastësisht gjatë gjithë javës, nuk është hera e parë që ajo mahnit fansat e saj në rrjetet sociale me foto të tilla të nxehta.

Në foton e parë që kryesonte më pas të tjerat, duket ylli i muzikës shumë e kuruar, me një fustan tepër modern, fustani përpos ngjyrës së shëndritshme rozë në vjollcë që bie në sy, ka dhe detaj njërën shalë komplet jashtë dhe njërin krah gjithashtu.

Për ta kompletuar look-un, Rita ka vendosur një palë syze dhe aksesorë të tjerë në duar, vetem fustani i veshur nga këngëtarja kap vlerën e 1375 paundve.

Image

(Kosova Sot Online)