Ronela Hajati po mendon largimin nga Shqipëria

  • A.P /
  • 01 June 2022 - 14:33
Ronela Hajati po mendon largimin nga Shqipëria

Shumë gjëra i ka sjellë “Eurovision” Ronela Hajatit, përveç finales ku nuk arriti të kualifikohej.

Një prej tyre janë dhe fansat e shumtë në shtetin spanjoll, kjo dhe jo vetëm duket se i ka ngjallur dëshirën Ronelës të dojë të jetojë në Spanjë.

Të paktën kështu ka lënë ajo të nënkuptohet në një status në Twitter.

Këngëtarja ka shkruar: “Dua të jetoj në Spanjë, mirupafshim!” kaq ka mjaftuar të krijojë aludime nëse ajo po mendon vërtetë largimin nga Shqipëria apo është thjeshtë një dëshirë e këngëtares por jo në planet e afërta.

(Kosova Sot Online)