Lumturie Axhami shënon 45 vjetorin e karrierës

  • A.P /
  • 03 June 2022 - 17:27
Lumturie Axhami shënon 45 vjetorin e karrierës

Këngëtarja e njohur e muzikës popullore nga Maqedonia e Veriut, Lumturie Axhami ka shënuar 45 vjetorin e karrierës përmes një koncerti jubilar të emërtuar "Një jetë me këngë", shkruan gazeta "Kosova Sot Online".


"Gati gjysmë shekulli në skenë, e përsëri ato emocione që kalova gjatë koncertit tim, nuk i kam përjetuar asnjëherë. Jam kaq krenare me punën e seriozitetin e çdokujt që ka qenë pjesë", ka deklaruar Axhami.

Image

Me këtë rast këngëtraja i ka falenderuar të gjithë ata që e kanë mbështetur ndër vite...

"Ndihem e bekuar dhe e plotësuar shpirtërisht , sepse pak njerëz kanë në natyrë të ndihmojnë pa zili mikun e tyre,
 e unë kam fat që i kam pranë meje.
Prandaj, ndjej obligim moral t’ju falenderoj publikisht.
Fillimisht, doja të falenderoj familjen time, krahun tim të djathtë, bashkëshortin dhe fëmijët, që jo vetëm që më kanë ndihmuar për organizimin e koncertit, më kanë dhënë zemër e përkrahje morale gjatë gjithë kësaj periudhe", ka theksuar ajo.

Derisa në fund këngëtarja Lumturie Axhami ka falenderuar dhe publikun e saj besnik.

"Në fund po jo të fundit nga rëndësia, falenderoj publikun tim besnik, i cili gjithmonë ka ditur të më përkrahë.
Faleminderit për çdo uratë e çdo mesazh". 

Image


(Kosova Sot Online)