CA(PË) POTËVE TË SOTSHËM QË I DUAN PËRKËDHELJET EDHE NGA ATA TË PADINJITETËSHMIT

  • Shefik Shkodra /
  • 04 June 2022 - 16:08
CA(PË) POTËVE TË SOTSHËM QË I DUAN PËRKËDHELJET EDHE NGA ATA TË PADINJITETËSHMIT

Shkruan: ANALISTI- Shefik Shkodra

 Të lidhur ngushtë nga idealizmi i teorive konspirative të dikurshme, me njohuri të vockla për evoluime të shpejta politike e shoqërore, në dinamikën e këtij shekulli, duken si profetër, po pak me helm dhe në fajësi me vetveten. Në pamje të parë fshihen me një buzëqeshje e me shprehje si ndonjë idhull. Të ekspozuar para një opinioni mediokrit, si inspirator për diçka shumë kombëtare.

Por, pas orvatjeve të shumta e të palodhshme, pas shërbimeve më shumë për shfaqje e shprehje teatrale publike, me zërin e tyre të çjerrë, e edhe me vargjet e tyre "shportë" zbrazur, u tradhtuar nga bandat e intrigantët më të përzhdredhët. Mbeten të prehen nga ndonjë "përkëdhelje" e rastit, nga kushdo që u vjen. Sepse, ëndërrimet për pushtet u tretën, duke qenë të tradhtuar nga dallkaukët, skizofrenët, servilët, matrapazët dhe i gjithë korri i injorancës.

Interesi i prishi edhe njerëzit e dashur

Sot, kur flitet diçka për problemet politike, përgjigjja e tyre është: - Nuk dua të merrem me politikë. Kam "bagazhin" tim nga e kaluara...! Dua të shkruaj vjershat e mia! Çdo muaj, gati, nga një fletore me do farë bejtesh e paraqet, që janë të shtjera tashmë e ndoshta të 'ripërtypur', por, "qe, thotë, le të varet edhe një vëllim në gozhdën time(!)" Për çudi, në një anë, si diçka legjitime, e kërkon krevatin nga mediokritët politikë (herë me krenari publikisht e herë i subordinuar nga rrethi - fshehtas), dhe e "madhëron" gjestin e tyre me shumë sensibilitet prej poetikës së tij të alivanosur! Si qenie njerëzore që do të duhet të ishte më e ngritur dhe më i dashur në  mese tona, krijon dublifikim të ri ideuar në përsonalitetin e vet. Shumë lëpirës! Populli thotë: - S'i pret sakica ni vend! Pse flet e ngjall në mënyrë provokuese intriga për të tjerët?! Këtë veç UNI i tij e bluan. Ekspozimi i tij s'ka pushim. Mendja e tij: - S'ka më të mirë se unë! Poet! Kritik! Romansier," e çka jo! I kalitur për paraqitje sa më të shumta, grupet e i interesit ia japin "lejen" me - ha-hu...! Ia fërkojnë shpinën, me përkëdhelje - më i miri ti je! Askush tjetër!

 Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".