Ansambli Shtetëror Shqiptar sjellin spektaklin 'SHËN TEREZA' shqiptarja e gjithë botës
Ansambli Shtetëror Shqiptar në bashkëpunim me Guga Production me datë 25 qershor ora: 20:30 sjellin spektaklin “SHËN TEREZA shqiptarja e gjithë botës” në SHKUP në Teatrin e Operës dhe Baletit, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Maratona e paraqitjeve të Ansamblit shtetëror shqiptar vazhdon me prezantim tjetër të rëndësishëm në Shkup! Spektakli “SHËN TEREZA shqiptarja e gjithë botës”, ideuar nga producenti Sokol Guga, me një skenografi gjigande nga Bashkim Zahaj, do të sjellë ish presidentët e Kosovës e Shqipërisë por dhe figura të shquara të kulturës, politikës, shkencës, diplomacisë aktuale nga rajoni e Diaspora!
Ky spektakël me drejtues artistik drejtorin e ansamblit Shkodran Tolaj do të sjellë në Teatrin e Operës dhe Baletit artistë me renome.
Ansambli shqiptar do të ketë nderin të paraqitet me program të përzgjedhur artistik në këtë spektakël të përmasave të mëdha televizive!
(Kosova Sot Online)
