Organizohet Akademi përkujtimore: 'Pesë vjet pa Qaniun'

  • A.P /
  • 12 July 2022 - 15:41
Organizohet Akademi përkujtimore: 'Pesë vjet pa Qaniun'

Me rastin e përvjetorit të pestë të ndarjes nga jeta të publicistit dhe gazetarit të shquar shqiptar Qani Mehmedi, organizohet Akademi përkujtimore “Pesë vjet pa Qaniun“ me ç‘rast do të kujtohet personaliteti i rrallë i tij si intelektual, gazetar, atdhedashës, mik, baba e familjar shembullor, transmetohet "Kosova Sot Online".

Në këtë Akademi për veprën e Qani Mehmedit dhe gjurmët që la në jetën publike e shoqërore do të flasin personalitete të njohura nga Kosova, Shqipëria e Maqedonia e Veriut. Do të prezantohet ekskluzivisht video- materiali “Qani Mehmedi- udhëtimi nëpër stuhi i gazetarit të lirisë” dhe do të shfaqen pika artistike që lidhen me personalitetin dhe jetën e tij.

Ftojmë kolegët, miqtë, bashkëpunëtorët e familjarët që të bëhen pjesë e kësaj Akademie që mbahet me 16 korrik, ora:19:00 në Pallatin e Kulturës në Kërçovë!

Kjo Akademi përkujtimore mbahet nën përkujdesjen e Komunës së Kërçovës! 

Image

(Kosova Sot Online)