Manifesta 14 në Prishtinë

  • A.P /
  • 27 July 2022 - 18:12
Manifesta 14 në Prishtinë

Në hapësirat e Hoteli Grand në disa dhoma ndjen vegime të turbullta, tinguj surrealë, shkencë, rikujtim sistemesh dhe metodash, dashuri, rituale, djersë nga lodhja e përfitimit momental nga jeta sociale në Evropë dhe botë, luftë si përbindësh dhe shkatërrues, liri, buzëqeshje... Mendja dhe syri kuadrojnë shumë intalacione, video, piktura, fotografi, tapiceri, vizatime me tema siç u theksua më lartë të plotësuara me këto mediume bashkëkohore. Manifesta 14 jo që ka kthjellë këto hapësira, por shpirtit njerëzor i ka dhënë freski me këto koncepte akustike mishëruese gjatë ballafaqimit. Sapo futesh në një hapësirë me mure të çara, fasadë të zymtë e të shkatërruar, arti zëvendëson këtë zymtësi sepse menjëherë të fut në kontekstin e veprës dhe ngjarjes. Hapësira e zymtë bëhet e tejdukshme dhe nuk arrinë t’i studijosh dhe konceptosh tjegullat e çara dhe muret e rrënuara. Dëgjon tinguj mister, një zhurmë që rritet dhe koka fillon të risjellë imazhe të ndonjë filmi të frikshëm. Dëgjon forcën e natyrës, tingullin e valëve të rrepta të detit.

Një vepër e thellë e artistes Mette Stere në katin e nëntë të këtij Hoteli. Krejt forca dhe trilli i saj fillon me maskat e trupit që ajo i skalit. E kur vishemi me lëkurën e dytë të personazhit të krijuar si formë intalacioni. Vështron në sfond dëgjon gurgullimën e botës nënujore që merr frymë, përpëlitet e tërhiqet dhe rrjedh. Sapo thellohem në peizazhin detar lëvizës identifikoj Sirenën. Artistja kundërshton këtë lidhje me ujin sepse gruan e ujit e lidh me furnizimin e ajrit, ashtu personazhi gjen shtëpin nën det. Përveç kësaj, unë ndjehem si një bashkëjetues emocional me personazhin, lundroj e lundroj poshtë detit te thellë. Punimi tjetër që mu ngulitë në kafkën time dhe mi sfidoi ndjenjat është i artistëve Beth Stephens dhe Annie Sprinkle. Një kornizë e shtratit të fjetjes e mbushur me dhe, afër tri lule. Të dy artistët u martuan me tokën, dashuria e tyre ishte shumë pjellore, pastaj lindi një dashuri krej e re: ekoseksualiteti. Erosi dhe dashuria mbrojnë planetin dhe kjo vjen si revoltë dhe liri ndaj planetit tonë. Ata aq shumë u lidhën me tokën sa e bën dasmën e dytë me qiellin e kaltër, e pastaj një dasmë vjollcë me hënën. Iu bashkuan edhe borës. Por, prapë dheu sundon në këtë shtrat. Sepse me dheun, fëmiu me dheun, ndjenja ndaj dheut, konflikti me dheun. Nga dheu në dheun. Edhe po të përpiqesh t’i ikësh dheut, prapë në fund dheu jemi. Ta plakemi dhe gjatë plakjes ta ndjejmë me plotësinë dhe forcën e erotikës dheun. A e ndjejnë vërtetë në shpirt dhe a kanë epsh ndaj tokës? Përveç imagjinatës nëse lundrojmë poshtë ndjenjave mund të ketë diçka të vërtetë nga vepra në fjalë. Forca e kësaj Bienalja Nomade Evropiane, shpirtit njerzor i ka dhënë freski më këto koncepte akustike mishëruese gjatë ballafaqimit.

Sapo futesh në një hapësirë me mure të çara, fasadë të zymtë e të shkatërruar, arti zëvendëson këtë zymtësi sepse menjëher të fut në kontekstin e veprës dhe ngjarjes. Hapësira e zymtë bëhet e tejdukshme dhe nuk arrinë t’i studijosh dhe konceptosh tjegullat e çara dhe muret e rrënuara. Nënte katë të Hotelit Grand u zbukuruan nga ky fat që iu dha Prishtinës. Vizitorët më shumë janë të huaj se sa vendorët. Do ju rekomandoja që t’i shihni punimet, asgjë nuk do humbni, do përfitoni kënaqësi shpirtërore e cila gjatë do rri aktive në ndjenjat e juaja. 103 artistë nga 30 vende përplotë 100 ditë do shfaqin veprat e tyre në 25 vende në Prishtinë.

Ilir Muharremi, kritik i artit

(Kosova Sot Online)