Komuna e Kërçovës komuna e parë që organizon festival për mërgimtarët

  • A.P /
  • 31 July 2022 - 09:59
Komuna e Kërçovës komuna e parë që organizon festival për mërgimtarët

Festivali”Dita jonë” në trevat tona njihet si një nga festivalet më të mira në trevat tona. Ky festival çdo vit ka sjellur befasi dhe sivjet me datë 29 korrik sërish vjen tejet i veçantë dhe si në asnjë vend tjetër. Vizioni i kryetarit Fatmir Dehari që të investojë në këtë festival duket të ketë sukses real marrë parasysh që festivali ka lindur bashkë me komunën shqiptare në Kërçovë që në hapësirat tona është ndjekur me interesim të veçantë.

Projektet kapitale si Kalanë e qytetit kryetari duket që e vë në shërbim të evenimentit- festivalit “Dita jonë” kurse festivalin e vë në shërbim të mërgimtarëve duke u bërë shembull për shumë komuna tjera. Ky festival në organizim nga shoqata “Kult” është mbajtur tradicionalisht dhe kësaj here hapi dyert për 35 artistë nga Kosova, për fëmijë të mërgimtarëve pa lënë anash artistet e qytetit. Në Kalanë e qytetit të cilës i është kushtuar shumë rëndësi nga kryetari Dehari ka jehuar fuqishëm kënga e fëmijëve dhe të rinjëve duke sjell ishte interpretime fantastike nga ata vetem pesë vjeçar nga Kopshti “Dallëndyshja” në Kërçovë të cilët me aq dashuri kënduan këngën “Kërçovari” për të vazhduar me fēmijët nga Diaspora Elira Dalipi dhe Diarleka Xhaferi që i dhanë kuptim këtij festivali që iu dedikohej pikërisht mërgimtarëve. Madhështor këtë festival e bënë fëmijët e korit “Okarina” nën udhëheqjen e prof.Elikona Hysaj të cilët interpretuan “live” dhe krijuan atmosferë të jashtëzakonshme.

Kalaja u vesh me petkun kombëtar, këngë e valle të ansamblit “Anamorava” kurse të rinjët e Kërçovës Vullnet Beshiri, Marigona Xhambazi e Alba Zendeli performuan me mjaft sukses. “Dita jonë” mbetet vulë e artit muzikor për fëmijë e të rinjë në trevat tona.

(Kosova Sot Online)