Bëhuni gati për koncertin e Miranda Hashanit dhe dy miqëve të saj Besianës dhe Nekit në Saraj

  • A.P /
  • 25 August 2022 - 16:51
Bëhuni gati për koncertin e Miranda Hashanit dhe dy miqëve të saj Besianës dhe Nekit në Saraj

Me rastin e 110 vjetorit të çlirimit të Shkupit, komuna e Sarajt organizon "Koncert me Këngë të Pavdekshme" me yllin e muzikës shqipe Miranda Hashani dhe dy miqëve të saj këngëtarve të njohur Besiana Mehmedi dhe Neki Emra, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".

Koncerti mbahet këtë të shtunë mbrëma duke filluar nga ora 20:00 në sheshin "Isa Boletini" në Saraj.

Andaj të gjithë ju dashamirë të muzikës së bukur shqipe, bëhuni gati dhe mos e humbisni këtë koncert ku do të këndohen perla të muzikës shqipe nga një trio e shkëlqyer si: Miranda Hashani, Besiana Mehmedi dhe Neki Emra  të përcjellur nga formacioni orkestral.

Image

(Kosova Sot Online)